Politika

Rama frymëzon të rinjtë e LSI për kufijtë: Kosova është gjaku im që nuk falet

Ditën e sotme Zv. Kryetari i LSI Luan Rama ka folur për herë të parë për çështjen e rishikimit të kufijve të Kosovës me Serbinë.

Rama është shprehur se kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash por janë kufij gjaku të vendosur me luftë, kufij zemrash që askush nuk mund t’ i nxjerr në tregun politik.



Nje deklarate e tille e nenkryetarit te LSI ka sherbyer si frymezim per te rinjte e kesaj partie, qe kane dale me deklarate te menjehershme.

Keshtu, menjëherë pas deklaratës së Luan Ramës, të rinjtë e LRI kanë reaguar duke shkruar “Kosova është gjaku im që nuk falet”, vargje të poetit Ali Podrimja, të cilat u interpretuan dhe nga deputeti gjatë bashkëbisedimit me ta.

Nenvizojme se Luan Ramës në vitin 2016, shteti i Kosovës i ka dhënë atij çertifikatën “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas