Kryesore

Rama: Edhe në Gjermani do paguhen rrugët, banorët e Kukësit nuk mund të përjashtohen

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend vendosjen e një tarife për të kaluar në Rrugën e Kombit.

Ai tha se do të paguajnë përdoruesit, jo taksapaguesit.



“Do të paguajnë të gjithë përdoruesit, jo të gjithë taksapaguesit. Ky koncept është vënë në diskutim edhe në Gjermani, në shtetin më të fuqishëm në Europë. Edhe atje po debatohet për vënien e një pagese për rrugët,” tha Rama.

Ai u shpreh se projekti ka nisur që në kohën e qeverisjes së PD, kurse qeveria aktuale po punon mbi një projekt të miratuar nga LSI.

“LSI në pushtet ka tjetër mendje, në opozitë ka tjetër mendje. Ne kemi ecur sipas një procesi të nisur nga ministri Edmond Haxhinasto,” tha Rama.

“Vendimmarrja për të vendosur jo taksë, se nuk është taksë, është tarifë për përdoruesit, e rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010. Në atë kohë kryeministri i kohës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces. Ka thënë publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot si gjithmonë në karrierën e tij e mohon. Ne e ndërtuam për ta mirëmbajtur, nuk e mirëmbajmë dot. Kjo nuk është një fjalë goje. Vetëm dy rrugë ka, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë taksapaguesit, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë përdoruesit e rrugëve në fjalë. Vetëm kostoja e mirëmbajtjes rutinë dimërore e tunelit, menaxhimit dhe operimit të rrugës shkon në 5.3 mln euro, atëherë në vend të tundet një flamur i rreckosur i një patriotizmi pervers që nuk kan vend far me patriotizmin është mirë të thuhet një formulë alternative. Nëse formula alternative është formula e njohur e qeverisë së mëparhmëe, hyni rrugë sdhe lëreni rrugën pas në mes të rrugës, këtë formulë mbajeni për vete dhe ta gëzoni po për ne kjo nuk është formulë zgjidhje, po rrumpalle. Formula e rrumpallës që ju bëtë sa herë u është dhënë mudnësia të merrni në dorë çelësat e këtij shteti”, tha Rama.

Ai u shpreh se banorët e Kukësit nuk do paguhen nga pagesa e rrugës.

“Nuk ekziston në asnjë vend të planetit një kategori banorësh që përjashton banorët nga pagesa, sepse ata janë përdorues. Në të ardhmen do vihet pagesa për një rrugë tjetër, si i bëhet, do përjashtohen? Janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për të lehtësuar barrën, që të gjithë operatorëve të transportit publik, të kompensohen. Kurse përdoruesit e shpeshtë do kenë zgjedhje me karta, ku do paguajnë jo shumën e të gjithë udhëtimit, por një tarifë më të ulët. Këto janë format që përdor bota, këto janë format që janë zgjedhur këtu,” tha Rama.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas