Kryesore, Politika

Rama e përjashtoi Live, grupi parlamentar i PS zyrtarizon largimin e deputetit Gjetan Gjetanit

Grupi parlamentar i PS-së ka zyrtarizuar kërkesën e kryeministrit Rama në mbledhjen e fundit te Asamblesë Kombëtare për përjashtimin nga grupi të deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani.

“Një deputet që nuk ka bërë punë tjetër veçse ka shantazhuar dhe kërkon ekskluzivitet të vërë shefa policie në Kurbin, bën deklaratë pocaqi kundër policisë në Kurbin ai nuk mund të jetë deputet i PS-së…”, u shpreh Rama të premten.



Një ditë më parë, Gjjetan Gjetani kishte protestuar për shefat e policisë në Kurbin.

Përmes një prononcimi në Facebook, Gjetani doli kundër policisë në Kurbin dhe paralajmëroi se nëse ky komisariat nuk pastrohej, ai do të ishte i pari që do dilte në protestë.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas