Kryesore, Politika

Rama e la jashtë qeverisë, Presidenti francez nderon Mimi Kodhelin me “Legjionin e Nderit”

Nëse kryeministri Edi Rama nuk mendoi që ta përfshinte në kabinetin e tij qeveritar në mandatin e dytë, ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është nderuar nga Franca me dekoratën më të lartë, Legjionin e Nderit.

Dekorata është akorduar nga Presidenti francez, Macrom.



Mapo.al mëson se ceremonia është zhvilluar pasditen e sotme në mjediset e Ambasadës franceze në kryeqytet. Të pranishëm në këtë gëzim kanë qenë shumë kolegë të saj nga Partia Socialiste.

Legjioni i Nderit është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ajo është krijuar nga Napoleon Bonaparti në maj të viti 1802 dhe për herë të parë ajo është dhënë në 15 qershor të 1804-ës. Medalja jepet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencave, politikës etj. Në medaljen e titullit është koka e Napoleonit, ndërsa nga mbrapa shkruhet motoja “HONNEUR” (nder). Urdhri është dekorimi më i lartë në Francë dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme: Chevalier (kalorës), Officier (oficer), Commandeur (komandant), Grand Officier (oficer i madh) dhe Grand’Croix (Kryqi i madh).

 

PasPara

1 koment

  1. Po ky Macron kerkon t’ja kaloje me madalje Kapter Jarit, ku ne Shqiperi nuk la rob te vdekur diversanta, kriminele antishqiptare e bashkepunetor me fashizmin dhe eshtra gomeresh pa u dhene medalje.
    Macron mbaje pak doren, se po na e ben Mriken (Mimin) heroine si Shkurte Pal Vata, ne kohen e mbreterimit te saj ne Ministrine e Mbrojtjes te gjithe Radaret per te vezhguar e kapur skafet me droge ne det nuk funksiononin, ishin jashte – perdorimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas