Rajoni

Rama dhe liderët e Ballkanit takohen me kancelarin austriak

Kryeministri Edi Rama ka takuar të hënën në Vienë kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, Komisionerin Hahn dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.


Mendojmë se BE do të jetë i plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtare. Për këtë arsye mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së dhe jemi fokusuar veçënërisht në këtë rajon”, tha Kancelari austriak.

Tri çështjet më të rëndësishme që janë diskutuar këtë në Vienë sipas Kurz ishin “e para, rruga e rajonit drejt BE-së; e dyta, bashkëpunimi i domosdoshëm rajonal dhe e treta, zgjidhja e konflikteve bilaterale.

Ndërsa komisionari për Zgjerim, Johanes Hahn tha se “një prej tematikave të sotme ishte puna për krijimin e një zone ekonomike rajonale si parakusht i integrimit”.

Sipas Kryeministrit Edi Rama të gjithë janë shumë të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe janë shumë mirënjohës për punën mbikëqyrëse të komisionarit Hahn.

Rama tha se për vendet e Ballkanit “vizita në Austri duket gjithmonë si të jesh në shtëpi.” Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare falenderoi Kurz për mbështetjen ndaj të gjithë vendeve të Ballkanit dhe “për betejën e tij të vendosur për të hapur për Kosovën procesin e liberalizimit të vizave, që shpresoj shumë do të konkretizohet të paktën pas zgjedhjeve evropiane.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas