Kryesore, Politika

“Rama, Berisha dhe Meta nuk e duan reformën në drejtësi, asnjëri s’do jetë më në politikë”

Avokati Spartak Ngjela thotë se reformën në drejtësi nuk e duan treshja Rama-Berisha-Meta. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, ai tha se për shkak se nuk ndihen të sigurt dhe “kanë frikë”, ata përpiqen ta vonojnë. Ngjela shprehet se me zbatimin e reformës në drejtësi, asnjëri prej tyre nuk do të jetë më në politikë.

Sipas Ngjelës, diçka e tillë do të ndodhë për faktin se kanë bërë gabime.



“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk është shqetësuese, pasi ata kanë shkaktuar dëm. Ata nuk kanë qenë gjykatës, por dëmprurës, i kanë sjellë shumë dëm, jo vetëm drejtësisë shqiptare, që ka bërë gjëra të rralla pa korrupsionin, por kanë vonuar shumë reformën në drejtësi me budallallëqet e tyre, dhe shkelje të rënda. Pasojat po i vuajmë ne. Asnjë nga këta nuk është i sigurt nga kjo reformë. Të gjithë kanë frikë, të gjithë e pengojnë, si majtas i djathtas. Treshja Berisha-Rama Meta janë më të implikuarit. Mazhoranca nuk mund të tërhiqet nga marrëveshja me Uashingtonit. Rama nuk shpëton dot.

Ligji i magjistratëve liberalizon problemin e magjistrave dhe hap spektrin e shkollës së Magjistraturës, pasi pritet vakum gjyqtarësh. Pse e pengon opozita? Cila është arsyeja që e bllokon shkollën? Pra s’do reformën. Ata e bllokojnë se kanë shpresa që do ketë ndonjë konfrontim, dhe do ta shtyjnë. Problemi është kush do shpëtojë nga ndëshkimi penal, dhe kjo varet nga gjykata, por në politikë s’do të jetë më asnjëri. Kjo sepse kanë bërë gabime. Ambasadorja e re amerikane në vendin tonë që nuk është konfirmuar ende në Senat, është shumë rang i lartë”, u shpreh ai.

Duke komentuar vonesat që mund të sjellë zbatimi i procesit të vettingut dhe realizimi i reformës në drejtësi, Ngjela tha se “Kjo është reformë e madhe, dhe nuk pësojnë gjë shqiptarët nëse vonohen gjyqet një vit, pasi këtu janë vonuar për 5 vite”.

Sipas avokatit Ngjela, deri më tani procesi i vettingut ka funksionuar normalisht, dhe jo me dy standarde, por thotë se mund të ketë pasur ndonjë lëshim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas