Kryesore

Rama: BE të heqë vizat për kosovarët. Kurti: Rama të heqë taksën e Rrugës së Kombit

Nën patronazhin e Partisë Europiane Socialiste u zhvillua në Tiranë konferenca ballkanike e të majtëve të rajonit, ku Kosova u përfaqësua nga Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Fatmir Limaj i Nismës.

Edi Rama i kërkoi me këtë rast Brukselit që të mbajë fjalën e të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.



“Për ne shqiptarët është me rëndësi që Bashkimi Europian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam i bindur se Presidenti i Partisë Socialiste Europiane ndan të njëjtin qëndrim”,- deklaroi Kryeministri.

Ndërsa Albin Kurti i kërkoi Tiranës që të heqë taksën e Rrugës së Kombit, gjë të cilën nënvizoi se ia kishte thënë edhe Edi Ramës.

“Taksa është e shtrenjtë, kosovarët nuk janë të pasur. Është më mirë mirëmbajtja nga taksat e shtetit”,- deklaroi Kurti./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas