Auto, Kryesore

“Rally Albania” premton spektakël në sheshin “Nënë Tereza”

Rreth 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës do të garojnë nga data 9-16 qershor në edicionin e 14-të të garës më të vjetër në Ballkan “Rally Albania”.

Pjesë e trofeut mesdhetar “Mediterranean Rally Raid Trophy”, i cili përfshin garat e tre shteteve Marok-Greqi-Shqipëri, në “Rally Albania”, sportistët do të konkurrojnë mes tyre në 4 kategori Moto, Quad, Car, Ssv.



Itinerari me gjatësi prej rreth 2000 km do të përshkruaj Shqipërinë Outdoor, për 7 ditë nga veriu në jug, duke startuar në Tiranë dhe duke prekur pothuajse të gjitha pasuritë natyrore dhe turistike vendase.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më datë 9 qershor ora 20:00-23:00 ku të gjithë qytetarët e Tiranës do të përballen me plot surpriza të bukura, ndërkohë që gara do të nisë të nesërmen në sheshin “Nënë Tereza” në orën 10:00.

Më 16 qershor do të bëhet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Këtë vit do të ketë dhe një hapësirë dedikuar fansave të Motoçiklizmit që do të ngrihet në qendër të sheshit “Nënë Tereza”.

Aty të gjithë dashamirësit do të mund të njihen nga afër me garuesit dhe mjetet, si dhe nën shoqërinë e tingujve të një programi artistik do të mund të kalojnë një mbrëmje mes miqve të makinave dhe motorave./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas