Auto, Kryesore

‘Rally Albania 2018’/ ‘Bishat’ zbresin në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë

Rreth 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës do të garojnë nga nesër deri më 16 qershor në edicionin e 14-të të garës më të vjetër në Ballkan, “Rally Albania”.

Pjesë e trofeut mesdhetar “Mediterranean Rally Raid Trophy”, i cili përfshin garat e tre shteteve Marok, Greqi, Shqipëri, në “Rally Albania”, sportistët do të konkurrojnë mes tyre në 4 kategori: Moto, Quad, Car, Ssv.



Itinerari me gjatësi prej rreth 2000 km do të përshkruaj përqark Shqipërinë për 7 ditë nga Veriu në Jug, duke startuar në Tiranë dhe duke prekur pothuajse të gjitha bukuritë natyrore dhe turistike vendase.

Ceremonia e hapjes do të bëhet nesër më datë 9 qershor ora 20:00-23:00 ku të gjithë qytetarët e Tiranës do të përballen me plot surpriza të bukura, ndërkohë që gara do të nisë të dielën në sheshin “Nënë Tereza” në orën 10:00.

Më 16 qershor do të bëhet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Këtë vit do të ketë dhe një hapësirë dedikuar fansave të motoçiklizmit, që do të ngrihet në qendër të sheshit “Nënë Tereza”.

Aty të gjithë dashamirësit do të mund të njihen nga afër me garuesit dhe mjetet, si dhe nën shoqërinë e tingujve të një programi artistik do të mund të kalojnë një mbrëmje mes miqve të makinave dhe motorave./Fotot nga “Albanian-Transport”/Mapo.al/

<
>
34591238_1967274643323274_208535990959079424_o 34645921_1967277843322954_8523167770605518848_o 34671548_1967276193323119_7398909477572837376_o 34699635_1967277403322998_4856249406246092800_o 34706974_1967275006656571_1086946889930113024_o 34725833_1967273943323344_211495420994519040_o 34727534_1967278319989573_3511897511289683968_o 34747674_1967275549989850_3977088563035504640_o 34755354_1967276703323068_7992394453740421120_o 34756417_1967276383323100_8544128104363196416_o 34774079_1967274423323296_4214411469216808960_o 34794258_1967274169989988_230376518134530048_o 34813365_1967275209989884_5251251947821858816_n 34827815_1967277589989646_7047769448421261312_o 34829423_1967278076656264_8882309169210720256_o 34837153_1967278479989557_8569475768688574464_o 34879223_1967276009989804_1972201578769154048_o 34885694_1967275773323161_314975395201941504_o 34962402_1967277183323020_6259307658688331776_o 35026743_1967278216656250_4931481603886022656_o 35053830_1967276869989718_2323721734001262592_o
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas