Aktualitet

Raiffeisen Bank: Vit i vështirë, ekonomia në testin e provës

Turbulencat në tregjet financiare dhe debatet politike brenda shumë vendeve edhe në nivel mbarëeuropian po ndikojnë tani ekonominë reale. Sipas një analize për zhvillimet e pritshme ekonomike për vitin 2012 të Raiffeisen Bank, heshtja që dallohet në kompanitë në lidhje me investimet si dhe perspektiven e errët në lidhje me eksportet janë arsyet kryesore që çojnë në parashikimet modeste për gjashtë muajt e ardhshëm. Duke parë kushtet aktuale ekonomike dhe rezultatet e studimeve ekonomike të bëra se fundmi, Peter Brezinschek, kryeanalist në Raiffeisen Bank, beson që mund të ketë një rënie ekonomike të dukshme nga fundi i 2011-ës deri në mesin e 2012-ës. Për eurozonën, analistët e Raiffeisen Research parashikojnë një rënie në GDP me -1.0 për qind për 2012-ën, megjithëse konsumi privat duhet të japë mbështetje për ekonominë në ato vende me të dhëna të fuqishme të tregut të punës dhe rritje relativisht të larta të pagave. Ndërsa parashikimet e Brezinschek për GDP përkeqësohen për eurozonën, ekonomitë e SHBA dhe tregjeve në zhvillim mund të kenë ngadalësim, por jo rënie ekonomike. Nga perspektiva e Brezinschek, tremujori i parë i 2012-ës do të jetë një test serioz për eurozonën, e cila do të shohë një përshpejtim të menaxhimit të krizës kundrejt reformave institucionale që nevojiten për të arritur një bashkim fiskal që luan një rol të rëndësishëm. Brezinschek mendon që zhvillimet politike dhe programi i ristrukturimit në Itali do të kenë role kyçe në zhvillimet e ardhshme në eurozonë. Në dritën e këtyre zhvillimeve, Helge Rechberger, drejtore e Analizës së Bursës në RBI, beson që bursa si dhe një pjesë e mirë e tregut të bondeve të korporatës do të karakterizohen nga çmime në rënie gjatë muajve të parë të 2012-ës. Sipas analistëve të Raiffeisen Research, norma vjetore e inflacionit ka arritur së fundmi një nivel të lartë prej 3 për qind. Energjia, ushqimi, transporti dhe strehimi ishin faktorët kryesorë për këtë rritje. Mbi bazën e çmimit të karburantit të parashikuar në më pak se 100 USD për fuçi në 2012-ën, ekspertët parashikojnë që rritja në kostot e energjisë do të zvogëlohet shpejt. Brezinschek deklaron se “pagat nuk do të kontribuojnë në inflacion në shumicën e vendeve europiane, duke pasur parasysh situatën e pasigurt në tregun e punës”. Në të kundërt, rritja e taksave do të ngrejë nivelin e çmimeve për vitin në tërësi. “Në përgjithësi, normat e inflacionit brenda muajve të parë të 2012-ës do të bien shumë shpejt drejt 2-përqindëshit dhe do të qëndrojnë në këtë nivel për pjesën tjetër të vitit”, – shton Brezinschek. Sipas analizave të Raiffeisen Research, do të ketë një rënie afatgjatë dhe afatmesme në kthimin e bondeve gjermane, meqenëse likuiditeti i lartë në sistemin bankar do të kanalizohet në investime të sigurta. Ndryshe nga kjo, bondet e qeverise amerikane me shumë gjasa do të konsiderohen “ terren i sigurt” për 2012-ën, pavarësisht mundësisë së uljes së vlerësimit AAA. Analistët në Raiffeisen Research presin që likuiditeti i injektuar nga bankat qendrore nuk do të jetë i mjaftueshëm për të parandaluar rënien në tregjet e aksioneve dhe segmenteve të mëdha të tregut të bonove të korporatave, gjë që do t’i karakterizojë në muajt e parë të vitit 2012. Sipas tyre, kriza e borxhit publik do të vazhdojë të jetë çështja kryesore për tregjet e aksioneve të eurozonës në muajt e ardhshëm.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas