Kryesore

Ragip Xhaka: Nuk i ndahem Shqipërisë, këtu e kam pasur gjithmonë zemrën






               Publikuar në : 11:14 - 08/09/18 |
mapo.al

Taulant Xhaka arriti të shënonte një supergol në takimin mes Shqipërisë dhe Izraelit duke i dhuruar një trepikësh të artë në këtë mënyrë.


Pas ndeshjes, për mediat ka folur babai i Taulantit, Ragip Xhaka i cili shprehet se ka mbetur shumë i kënaqur nga kjo fitore dhe se rikthimi i Taulantit është fakti që e ka gëzuar më shumë.

I pyetur nga “VIP Sport”, Ragip Xhaka shprehet se kurrë nuk i është ndarë Shqipërisë dhe se zemrën e ka pasur gjithmonë Shqipëri.

“Ndeshja ishte super, kënaqësi pasi djemtë kanë luftuar në çdo milimetër dhe në kushte të tilla nuk mungon suksesi. Me të vërtetë nuk e përshkruaj dot atë gëzim jo vetëm që shënoi Taulanti por që u rikthye edhe nga një dëmtim pas 12 javësh dhe mund të them që ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë.

Do të shoh Kosovën dhe do të iki të shoh Shqipërinë në Skoci. Nuk e kam ndarë kurrë Shqipërinë, pasi gjithmonë e kam pasur zemrën Shqipëri”, u shpreh Ragip Xhaka. /Vipsport.al/


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas