Sport

Rafael Nadal, finalisti i parë

Rafa Nadal është finalisti i parë i Australian Open dhe të dielën do të ndeshet për titullin e parë Grand Slam të sezonit. Spanjolli, numri 2 i botës, mundi në gjysmëfinale Roger Federer 3-1 me sete, një duel që zgjati rreth 3 orë e 50 minuta. Gjatë 7 viteve të fundit kjo ishte sfida e 27 mes dy tenistëve të cilët kanë monopolizuar tenisin botëror.
Në përballjen direkte mes tyre spanjolli Nadal është superior pasi ka fituar 18 ndeshje kundrejt 9 të fituara nga zvicerani Federer. Finalisti tjetër do të dalë nga sfida Xhokoviç-Mërraj, që do të zhvillohet të sot në orën 09.30 me orën tonë.
Sa i përket femrave, Azarenka-Sharapova do të jetë dueli për titullin dhe vendin e parë në botë Viktoria Azarenka-Maria Sharapova është edhe finalja e femrave në Australian Open. Bjellorusja mundi 2-1 me sete belgen Kim Klajsters. Me të njëjtin rezultat u kualifikua për në finale edhe rusja Sharapova, e cila fitoi ndaj çekes Petra Kvitova. Në finalen e të shtunës, përveç titullit kampion në Australi do të jetë në diskutim dhe vendi i parë në renditjen botërore për femra. Danezja Karolin Vozniaki është e destinuar të zbresë nga vendi i parë në të katërtin, ndërkohë që fituesja e Australian Open do të jetë dhe mbretëresha e re e tenisit botëror.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas