Politika

Radiografia e Petrit Vasilit: Ja cila është trajektorja e banditizmit të qeverisë…

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se po iu rrjep shqiptarëve edhe lekët e fundit, duke iu referuar fikjes së transmetimeve analoge.

Me tej, Vasili ben nje radiografi te kesaj qeverie.



Postimi i plote i Petrit Vasilit: 

Nga dekoderat tek teatri, kjo është trajektorja e banditizmit qeveritar.
Qeveri më mizerabël për shkak të paaftësisë nuk është parë.
Dekoderat ishin thjesht turpi i pamasë i paaftësisë dhe hajdutllëkut.
E filluan turpin, s’jua mbajti dhe u kthyen mbrapsht. Këta vazhdojnë t’i japin në mënyrë te shfrenuar para’ koncesionarëve te rruga e Kombit, ndërsa pensionistëve të varfër u rrjepin lekët e fundit për dekodera kur mund tua jepnin të gjithëve pa lekë.

Po teatri?
Paaftësia dhe kusaria bashkiako qeveritare prodhuan turpin e radhës ligjin special apo turpin special që u shpartallua nga BE.
Këta që për 40 ditë do të valëvisnin votat e turpit në parlament dhe do rrëzonin dekretin e presidentit tani po na thonë që janë gati ta ndryshojnë ligjin.
Po 40 ditët ku mbeten? Po votat, që do të valëviteshin ku janë? Apo mund të gjenden në Sharrë edhe 40 ditët e turpit, edhe votat si letra higjienike edhe ca gjëra të tjera mund të gjenden atje…
Nga dekoderat tek teatri kjo është trajektorja e banditizmit te qeverise.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas