Bota, Kryesore

Racizmi shqiptar dhe pamjet tronditëse të refugjatëve të mbytur

Pas fitores së Francës në Botëror, nuk mund mos të binte në sy edhe një vërshim komentesh raciste në rrjetet sociale shqiptare për futbollistët me ngjyrë të Francës.

Dukej vërtet e rëndë sidomos për një vend që e ka të lidhur ngushtë jetën e tij me emigracionin.



Dramat e emigracionit kanë shoqëruar vazhdimisht Shqipërinë, që nga fluksi i jashtëzakonshëm për lotarinë amerikane e deri tek mbytjet e dikurshme në det në përpjekje për të kapërcyer drejt Italisë.

Të tilla pamje vazhdojnë sërish.

Këto imazhe tronditëse tregojnë trupin e mbytur të një gruaje dhe një fëmije, së bashku me një të mbijetuar në brigjet e Librisë.

Një organizatë e mbrojtjes së refugjatëve, e quajtur Proactiva, thotë se rojet bregdetare libiane e pikasën anijen e emigrantëve dhe e mbytën.

Ekipet e shpëtimit të Proactiva gjetën trupat e gruas dhe fëmijës së vdekur dhe një të mbijetuar në gjendje shoku.

<
>
1 2 3 4 5 6 7 8
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas