Kryesore, Politika

Qyteti i Vlorës nderon Romano Vlahutin, ambasadorja në ikje shpallet “Qytetare Nderi”

Këshilli i Bashkisë së Vlorës, nderon me titullin “Qytetare Nderi” e Vlorës ambasadoren e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin. Pak para largimit nga vendi ynë, në përfundim të mandatit të saj, Vlahutin është nderuar me këtë titull nga Këshilli i Bashkisë Vlorë, vendim ky i marrë në datë 24 korrik 2018, pas një propozimi të kryebashkiakut Dritan Leli.

Me motivacionin si një nga personalitetet më të shquara diplomatike për kontributin e saj në projektet e Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nisura dhe mbështetjen e pakursyer të saj, në shndërrimin urban dhe zhvillimin e qytetit të Vlorës.



Vlahutin është përshëndetur fillimisht nga kryebashkiaku Leli, ndërsa motiviacioni është lexuar nga kryetarja e këshillit të bashkisë së Vlorës, Vojsava Shkurti.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas