Aktualitet, Politika

Qytetarët- Bashës: Na udhëhiqni në protesta

basha qytetar qan

Kryetari i PD për prishjen e ndërtimeve: “Do të evidentojmë një për një dëmet që ju janë shkaktuar e do të ngremë një ekip juridik që t’ju ndihmojë për të ndjekur procesin ligjor…”



 

Prej kohësh PD-ja ka paralajmëruar se do të mbështesë çdo iniciativë të qytetarëve për protesta. Kjo formë është rruga e vetme sipas opozitës për të kundërshtuar qeverisjen e deritashme, të drejtuar nga Rama. Për të sensibilizuar qytetarët, por edhe për të parë nga afër situatën nëpër rrethe, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka filluar një tur në bazë duke u ndalur fillimisht në Lushnjë. Në takimet e zhvilluara dje me qytetarët lushnjarë, Basha është njohur kryesisht me shqetësimin e banorëve për prishjen e shtëpive të banimit, pa asnjë paralajmërim. “Nuk e di se kush na i ka prish o zoti kryetar, nuk e dimë se kush ka ardhur”, – shprehet një banor. “A ju sollën ndonjë njoftim përpara? – reagoi Basha. “Asnjë njoftim, hiç fare, isha të dielën në Fier dhe më thanë mirë, ndërtoje, po ç’të ndërtoj i thashë, ti ma prishe…”, – u përgjigj një prej banorëve. Dikush tjetër u shpreh se disa prej shtëpive që ishin në proces legalizimi u prishëm gjithashtu pa asnjë paralajmërim. “Do të evidentojmë një për një dëmet që ju janë shkaktuar e do të ngremë një ekip juridik që t’ju ndihmojë për të ndjekur procesin ligjor. Unë i bëj thirrje Prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, të nisin urgjentisht këtu një ekip për të parë sesi përmes një akti terrorist janë prishur shtëpitë e qytetarëve”, –  u shpreh Basha gjatë bashkëbisedimit. “Ju kërkojmë në protestë derisa ai të gjunjëzohet para nesh”, – reagoi një qytetar. Kontestime nga qytetarë të ndryshëm kishte edhe për masat e qeverisë ndaj vjedhjes së energjisë elektrike. “Po shkon me 6 forca policie sikur ka bërë krim ai ta arrestojë. Për çfarë? Se s’ka paguar 10 mije lekë drita. Harron se a ka fëmijë në shkollë ai a s’ka, ka të hajë bukë, a s’ka. Do hapë 300 mijë vende në çmendinë mo, jo 300 mijë vende pune”, – u ankua një tjetër qytetar. “Katër fëmijë ke?, – pyeti Basha një nga banorët. “Po katër fëmijë, një fëmijë invalid, fëmijën e fundit e kam në shkollë të lartë, nga 185 që ka qenë vjet tarifa, 247 pagova sivjet. I mora lekët borxh. Jam mbyt në borxh. Punë dua unë, nuk dua lëmoshë, punë”, – u ankua një tjetër qytetar. “Na udhëhiqni të rrimë atje në protesta derisa ta heqim”, – ishte një tjetër thirrje. Pak ditë më parë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi një tryezë për energjinë në vend ku ishin të ftuar përfaqësues të grupeve të interesit. Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe Bashkimi i Sindikatave kryetari i së cilës u shpreh se më 22 nëntor në Tiranë do të zhvillohej protesta e parë për situatën në vend. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se opozita do të dilte në mbështetje të kësaj proteste ndërsa prej kohësh ka bërë thirrje për sensibilizimin e qytetarëve me qëllim fillimin e tubimeve. Në të njëjtën kohë, PD-ja po i largohet gjithnjë e më shumë edhe mundësisë së pjesëmarrjes së saj në Kuvend. Demokratët kanë kërkuar marrëveshje me garanci ndërkombëtare me qëllim që të mos përsëritet situata e muajit korrik, ndërsa mazhoranca në anën tjetër po miraton një e nga një kërkesat që PD-ja ka parashtruar.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas