Sociale

Qeveria vendosi tekste falas për filloren, një nismë e PD që PS e ka rrëzuar prej dy vitesh

Nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt do tu jepen tekstet shkollore në përdorim falas. Çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin.

Institucionet arsimore si dhe njësitë arsimore vendore, brenda muajit korrik të çdo viti, do të përgatisin listën e parashikuar të nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt.



Ky është vendimi që miratoi sot Këshilli i Ministrave. Në fakt kjo nuk është një nismë e re.

Prej dy vitesh, Partia Demokratike ka kërkuar që shpenzimet për tesktet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, të mbulohen plotësisht nga buxheti i shtetit.

I vetmi dallim është se PD-ja ka kërkuar tekste falas nga klasa e parë në të nëntën, ndërsa qeveria ka miratuar lehtësira vetëm për arsimin fillor.

Propozimi i PD-së që është paraqitur si amendament në Kuvend nuk është marrë në konsideratë nga PS-ja.

Nisma e fundit e PD-së ishte ajo e një viti më parë për tekste falas për fëmijët në nevojë, nisme që u rrëzua që në komisione nga deputetët e PS-së.

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas