Kryesore

Qeveria uli taksat për kompanitë e bixhozit, ja deputetët që i favorizuan

Zgjerimi i industrisë së kumarit gjatë viteve të fundit është favorizuar nga ulja e taksave. Top Channel publikon dokumente zyrtarë që tregojnë se pikërisht gjatë kohës që rriti ndjeshëm taksat për të gjithë qytetarët dhe bizneset, qeveria i uli ato për kompanitë e bixhozit.

Gjithçka është bërë pa shumë zhurmë, përmes disa ndryshimeve të minutës së fundit. Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave dërgoi një projektligj në Parlament, i cili në nenin 52 parashikonte me 25 për qind mbi xhiron bruto për kompanitë e lojërave të fatit.



Por vetëm 24 orë para votimit të ligjit në seancë, drafti u ndryshua. Përmes një amendamenti të propozuar nga ish-deputetja socialiste, Esmeralda Shkjau dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri, taksa mbi xhiron u ul ndjeshëm nga 25 për qind në 15 për qind.

Amendamenti u votua nga mazhoranca e asaj kohë dhe vetëm përmes këtij ndryshimi, qeveria u fali kompanive të bixhozit 1.5 miliardë lekë ose mbi 12 milionë euro në vit.

Por ulja e ndjeshme e tatimit mbi xhiron nuk është favorizimi i vetëm, që ju bë kompanive të kumarit. Paralelisht, u dyfishua numri i pikave dytësore që mund të hapë një kompani bastesh nga 500 në 1 mijë të tillë si dhe u reduktua distanca e pikave të basteve nga 200 metër në 100 metër nga njëra tjetra.

Por dhuratat e mazhorancës për kompanitë e lojërave të fatit nuk mbaruan me kaq. Një muaj para se ligji i ri të hynte në fuqi, qeveria shtyu afatin. Edhe këtë herë përmes një amendamenti, të propozuar nga 6 deputetë të mazhorancës Ervin Bushati, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Luan Duzha, Ylli Shehu dhe Tahir Muhedini.

Të gjitha këto lehtësime kanë çuar në një situatë ku industria e kumarit rritet nga viti në vit duke shkaktuar probleme të rënda sociale dhe duke shkatërruar mijëra familje shqiptare.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas