Arkiva 2

Qeveria ul dietat ditore për jashtë shtetit edhe punonjësve të shoqërive aksionere


Qeveria ka rënë në gjurmë të dietave abuzuese që shoqëritë aksionere u japin punonjësve për çdo dalje jashtë vendit. Burime konfidenciale pranë disa shoqërive aksionere që kanë një buxhet të majmë, bëjnë me dije se dietat për jashtë shtetit variojnë deri në 300 euro dita, sipas hierarkisë së punonjësve. Përballë një situate krize globale, e cila ka lëshuar tentakulat e saj edhe në vendin tonë, pavarësisht ngërçit ligjor, qeveria ka vendosur t’u thotë stop abuzimeve me paratë. Në fakt, shoqëritë aksionere nuk përfitojnë asnjë të ardhur nga buxheti i shtetit dhe çdo vendim për funksionimin e tyre merret nga bordi drejtues i sh.a- së respektive. Në këtë mënyrë, qeveria, me miratimin e vendimit për të ulur masën e pagesës së dietave jashtë vendit, si për institucionet dhe shoqëritë aksionere, ka cenuar pavarësinë e këtyre të fundit. Vendimi, i cili mban datën 14 dhjetor 2011, citon se rregullat e vendosura për zërin dieta, zbatohen edhe për entet publike jobuxhetore, ndërmarrjet shtetërore dhe shoqëritë tregtare me kapital mbi 50 për qind shtetëror. Sipas vendimit, pagesat që punonjësi i dërguar jashtë shtetit përfiton janë: dieta ditore, shpenzimet e transportit, shpenzimet e fjetjes, shpenzimet për pagesa të ndryshme.

Referuar tabelës që mbart masat e dietave në euro ose dollarë, sipas monedhës që përdor vendi bujtës, Presidenti i Republikës merr 120 euro ose dollarë amerikanë në ditë,  Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit     100 euro ose dollarë amerikanë; zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i Kuvendit, ministrat dhe funksionarë të tjerë me pagë më të lartë apo që barazohen me ta në pagë, 80 euro ose dollarë amerikanë; deputetët e Kuvendit dhe funksionarë të tjerë që barazohen me ta në pagë, 70 euro ose dollarë amerikanë; zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm në ministri dhe institucione të tjera qendrore, dhe funksionarë të tjerë që barazohen me ta në pagë, 60 euro ose dollarë amerikanë; ambasadorët, konsulli i përgjithshëm, të ngarkuarit me punë në shtete të huaja, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët në ministri dhe institucione të tjera qendrore dhe të gjitha funksionet e tjera që barazohen me ta në pagë, 50 euro ose dollarë amerikanë; diplomatë të tjerë në shtete të huaja, përgjegjës sektori dhe specialistë të ministrive, punonjësit e institucioneve në varësi të ministrive dhe institucioneve të tjera buxhetore, 40 euro ose dollarë amerikanë; dhe punonjësit mbështetës (teknike, sekretarë, shoferë etj.), 35 euro ose dollarë amerikanë në ditë. Përsa i përket akomodimit, punonjësit janë të detyruar të paraqesin faturat përkatëse për rimbursim. Në fakt, edhe pse qeveria ka menduar të përcaktojë edhe hotelet sipas kategorive të mësipërme të punonjësve, këta të fundit do të dinë fare mirë sesi të procedojnë me faturat e akomodimit në hotele, sidomos pas shkurtimit me ¾ e shumës së ditës ditore.



 

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas