Aktualitet

Qeveria, “Ok” kredisë 50 mln USD Tiranë-Elbasan

Qeveria i hapi rrugë dje marrjes së një kredie tjetër në vlerën e 50 milionë dollarëve, që do të përdoret për financimin e punimeve të rrugës Tiranë-Elbasan. Referuar njoftimit zyrtar të Këshillit të Ministrave, në këtë rast donator është Fondi për Zhvillim, Abu Dhabi. Kredia me vlerë 50 milionë dollarë ka një afat maturimi 15-vjeçar dhe interes bazë në vlerën 4.5 për qind. Punimet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan vlerësohet se do të kushtojnë rreth 400 milionë dollarë. Ndërtimi i të gjithë projektit është parashikuar të bëhet nga financimet e huaja, ndaj edhe kjo kredi i shtohet kredisë 25 milionë dollarëshe të firmosur në muajin qershor nga Ministria e Financave dhe Fondi Islamik për Zhvillim.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas