Politika

Qeveria kërkon shkarkimin e gjyqtares, Toni Gogu: Të korruptuarit nuk do shpëtojnë!




               Publikuar në : 11:58 - 08/08/18 |
mapo.al

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar sot Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa deri në shkarkimin e një gjyqtareje, që ka nxjerrë nga burgu një person me precedentë kriminal.


“Erida Cela nuk e ka për herë të parë, ajo ka qenë subjekt inspektimi i KLD. Sot MD i ka kërkuar inspektoriatit të KLD të nisë hetimin për veprimin e gjyqtares në lidhje me rastin. Do e ndjekim deri në fund cështjen dhe do të propozojmë para KLD masat deri në shkarkimin e gjyqtares”- tha zëvendës ministri i Drejtësisë në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, raste të tilla nuk janë as të reja as befasuese, por shkaktojnë revoltë e neveri në kushtet kur vendi po reformon drejtësinë e kalbur.

“Vetingu që po zbulon pasuri të paimagjinueshme me shkelje ligjore të panumërta duhet të pastrojë llumin në togën e zezë. Ata gjyqtarë që mendojnë se do ja hedhin duke ikur nga sistemi, por jo, pas vetingut është radha e ndëshkimeve për të gjithë, se nuk është pastrimi i llumit, por garantues i një sistemit që të bëjë drejtësi”– tha ai.


Etiketa: , ,

KOMENTO (5)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. C pune ka qeveria me vetingun pikerisht per kete asnjeri nuk beson me tevetingu qeveria fut hundet kudo vetingu I kapur nga qeveria

    Përgjigju ↓
  2. Po mire mo nuk e mendojn fare qe kjo mund tju kthehet ne bumerang neser. Kta kriminela qe lihen rrugeve neser mund te na vrasin femijet.

    Përgjigju ↓
  3. Aman mo jepini shpejt asaj reformes ne drejtesi qe te lajm duart njeher e mire me kta maskarenj gjyqtare qe ja pin gjakun qytetareve te thjesht dhe nga ana tjeter nuk lan me kriminel pa nxjerr nga burgu

    Përgjigju ↓
  4. Ndaj ktij fenomeni nuk duhet te regojn vetem 2 ministra po duhet te reagoj i gjithe populli, dihet te reagojn te gjithe ata qe kane femij qe kjo gjendje mos te vazhdoj me se eshte skandaloze. Na plasi shpirti.

    Përgjigju ↓
Pas