Ekonomi

Qeveria do ulë taksat, Ahmetaj: Përfitojnë mbi 10 mijë biznese

Qeveria do të ulë me tre herë tatim-fitimin për më shumë se 10 mijë biznese. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj bëri publike paketën e re fiskale, e cila ndonëse miratohet në qershor do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Tatim fitimi për bizneset me xhiro nga 8 deri në 14 milionë lekë ulet në 5 përqind. Janë 21 mijë e disa biznese që paguajnë tatim fitimi 15 për qind. Me këtë ndryshim 10 mijë e disa biznese, pra 50 për qind e tyre u ulet tatim fitimi në 5 përqind”,- tha ministri Ahmetaj.



Paralelisht hiqet TVSH-ja për importin e makineri pajisjeve që përdoren për ndërtimin e centraleve diellore si dhe ulen taksat për një kategori biznesesh të lidhura me bujqësinë.

“Tatim fitimi për kooperativat bujqësore bëhet 5 përqind. Për agroturizmin tatim fitimi bëhet 5 për qind. TVSH ulet në 6 për qind dhe hiqet taksa e infrastrukturës”,- tha Ahmetaj.

Sipas kreut të Financave, me këto ndryshime pjesa dërrmuese e bizneseve në Shqipëri do të kenë një tatim fitimi të reduktuar.

“Nga 110 mijë biznese, 95 mijë paguajnë tatim fitimi nga 0-5 për qind. Fjët se u rritën taksat, u rritën taksat është një tullumbace”,- tha ministri.

Ministria e Financave do të ndryshojë edhe ligjin e koncesioneve duke hequr ofertat e pakërkuara nga privatët, por ky ndryshim do të hyjë në fuqi vetëm në mes të vitit të ardhshëm./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *