Kryesore, Politika

‘Qeveri grabitëse’, Basha mbështet për të 33-tën ditë banorët e ‘Astirit’…

Në ditën e 33- të protestës së banorëve të Unazës së Re, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sërish pranë tyre. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se qeveria do t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit. Ai tha se në Unazën e Re ka një afërë korruptive.

“Merremi pak me gjërat e rëndësishme shikoni çfarë po ndodh kemi protestën te Unaza që duan t’i nxjerrin nga shtëpitë para dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar  me video dhe më zë që nuk do i prishim shtëpitë.



Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar, ku duan të prishin një vepër arti, për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro.

Dhe kemi protestën e studenteve që duan të vjedhin vit pas viti tarifa. Çfarë i bashkon këto protesta? Një qeveri që ka vetëm grabitjen.

Motivi që i bashkon është vetëm grabitja. Ketu te Unaza e Re ka një aferë të konsiderueshme korruptive. Ajo që ka ndodhur sot nga protesta e studenteve është një stepje, se i është prishur rehatia, qetësia se duan të vjedhin në heshtje. Çfarë ndodh kur prishet qetësia? Vazhdojnë sulmojnë protestuesit”, tha ai.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas