Politika

‘Qeveri banditësh’

Nga Koço Kokëdhima

Shantazhet e Kryeministrit për të pezulluar gjyqet e pronarëve në Gjyjkatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg nuk duhet të habisin askënd.



Në pesë vite Rilindja vetëm sa i ka shkelur brutalisht dhe i ka përkeqësuar të drejtat kushtetuese të shtetasve për të marrë, gëzuar e mbrojtur pronat e tyre. Prandaj fatura e vendimeve që Gjykata Europiane e Strasburgut ka dhënë kundër Shqipërisë për çështjen e pronave ka arritur plot 50 milionë dollarë për 29 vendime ndaj pronarëve të ligjshëm.

Në pak vite kjo shifër mendohet se do të arrijë në një miliard dollarë, sepse janë edhe 400 padi të tjera pezull të pronarëve kundër qeverisë shqiptare, të cilat presin për një vendim.

Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronarëve është vendimtar për zhvillimin e vendit. Por asnjë nuk arrin të marrë pronën e vet, pa e ndarë atë me sekserët e qeverisë. Ndaj, pas shumë cfilitjeve nëpër shkallët e gjyqësorit shqiptar, shumë pronarë i drejtohen Gjykatës së Strasburgut. Fatura nga gjyqet e pronave, sipas FMN-së, bashkë me hajdutërinë e koncesioneve, është një risk shumë i madh për financat e shtetit shqiptar.

Paralelisht me shantazhet që këto vendime të mos njihen nga Strasburgu, Rilindja blllokoi në pranverë edhe pronat e ligjshme në bregdet. Interesat e dhjetëra mijëra shtetasve që kanë pronat e tyre deri 1.5 kilometër larg vijës së ujit shkatërrohen dhe kërcënohen nga mafia shtetërore e tokave.

Zgjidhja do të jetë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, në mbrojtje të pronarëve që nuk marrin dot as pronat, as kompensimet. Synimi i saj është që të krijojë mirëqenie për të gjithë. Ajo do të zbatojë një process transparent dhe të drejtë ku të njihet dhe të kthehet prona te i zoti, si një e drejtë kushtetuese dhe njerëzore.

Pasuritë e patundshme të shqiptarëve janë të bllokuara. Pronarët nuk i posedojnë dot lirisht ato.

Qeveria, hipotekat, ALUIZN-i dhe agjencitë e tjera shtetërore janë struktura kriminale dhe të korruptuara që kanë lënë dhe mbajnë jashtë qarkullimit ekonomik mbi 80 për qind të patundshmërive të vendit. Ky është krimi më i rëndë dhe më i madh që është bërë ndaj popullit shqiptar nga qeveritë e tranzicionit.

PasPara

1 koment

  1. Inderuari Koco Kakdhima mos u ndie se nga Ty kane merre shembull te gjithe,nisur ne plazhin e Durresit…
    Ti harron po populli nuk harron. parimisht ti ke te drejte,po je vete brenda ketyre sikleteve.Mos harro.Nise
    Do te doja;Ti nis i pari,kompesimin e pagesave te pronave blere me ato cmime qesharake te fiilim 90-97tes…
    Me gjithe konsiderata, se prape, je me i miri…
    Dhimbia e madhe popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas