Shëndeti

Qepa, ilaçi i lashtësisë – për luftimin e një sërë sëmundjesh

E tregtuar nga egjiptianët që 3500 vjet para lindjes së Krishtit, qepa ka simbolizuar përjetësinë për shkak të formës së saj rrethore.

Një qepë e madhe ka vetëm 63 kalori, përmban më shumë se 1 kupë ujë dhe siguron më shumë se 20% të dozës së vitaminës C që ju nevojitet çdo ditë.



Ajo rezulton të jetë efikase për:

  • Rënien e flokëve(alopecia areata). Studime të kahershme kanë treguar se aplikimi i lëngut të qepës në skalp për 8 javë mund të parandalojë rënien e flokëve tek njerëzit që vuajnë nga alopecia armata (gjendje shëndetësore që shkakton rënie të flokëve).
  • Studime të kahershme kanë treguar se konsumi i 20 gramë qepë, ndërkohë që mbajnë dhe dietë, ul nivelet e sheqerit në gjak tek personat që vuajnë nga diabeti pas 8 javësh trajtim.
  • Tensioni i lartë i gjakut.Studimet kanë treguar se marrja e një ekstrakti të qepër për 6 javë ul në mënyrë të konsiderueshme tensionin sistolik të gjakut tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Studime të kahershme kanë sugjeruar gjithashtu se marrja e një produkti që përmban qepë dhe përbërës të tjerë për një javë ndihmon në uljen e tensionit sistolik të gjakut.
  • Studime të kahershme kanë sugjeruar se përdorimi i një ekstrakti të lëvozhgës së qepës për 12 javë ndihmon në rënien në peshë tek njerëzit që janë obezë ose mbipeshë.
  • Studime të ndryshme kanë treguar se aplikimi i një kremi për lëkurën që përmban ekstrakt të qepës, gotu kola dhe acid hyaluronic për 12 javë ndihmon në zbehjen e celulitit dhe shenjave të lindjes.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas