Aktualitet

Qendrat Shumëfunksionale, aty ku mëson dhe trajnohesh, gjatë gjithë jetës

Intervistë  me drejtuesin  e projektit IPA –  2013, Niels Haderup Kristensen 

 Cilat ishin objektivat kryesorë të Programit IPA-2013?



Projekti “IPA 2013” për Trajnimin dhe Arsimin Profesional kishte si qëllim rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve dhe jo vetëm, në trajnime, arsimin profesional, punësim dhe gjithëpërfshirjen sociale. Pra shtimin e mundësive të përvetësimit të një zanati  dhe kualifikime për të qenë konkurrues në tregun e punës.

Ky qëllim u arrit përmes përmirësimit dhe efektivitetit të sistemit ekzistues të trajnimeve e arsimit profesional dhe mbi të gjitha, përmes shndërrimit të shkollave përkatëse në qendra shumëfunksionale.

Gjatë procesit të modernizimit të sistemit në këto qendra u rrit pjesëmarrja e të rinjve, grave, anëtarëve të grupeve vulnerabël, përmes aplikimit të sistemit “të mësosh gjatë gjithë jetës”. Së dyti, u përmirësuan ndjeshëm kurrikulat, metodologjia  e mësimdhënies dhe programet e trajnimit.

Çfarë është një qendër shumëfunksionale dhe sa të tilla ka ,aktualisht, në Shqipëri?

Qendra shumëfunksionale është një qendër shkollimi, mandati i së cilës, është ofrimi i shkollimit profesional fillestar dhe   dytësor, si dhe vazhdimi i trajnimeve të ndryshme për të rriturit, me kohë të plotë dhe të pjesësshme. Ky process kryhet përmes mësimit dhe praktikës.

Koncepti i saj  fillestar u soll për herë të parë në Shqipëri nga projekti gjerman, Giz. Më pas u zgjeriua  pikërsht përmes projektit “IPA 2013”. Aktualisht, në Shqipëri, ka 10 qendra të trajnimit profesional. Por deri tani kemi vetëm dy qendra shumëfunksionale në Elbasan dhe Shkodër. Në vijim do të happen edhe ato të Tiranës dhe Fiert.

Si funksionon një qendër shumëfunksionale?

Një qendër e tillë shkollon, trajnon duke u nisur edhe nga kërkesat dhe nevojat e tregut të punës. Janë qendra me një autonomi të madhe në vendimarrje, sigurisht brenda një kuadri ligjor të përcaktuar, por janë gjithsesi institucione publike, që monitorohen dhe inspektohen nga Ministria e Financave  dhe Ekonomisë.

Cilat ishin vështirësitë më të mëdha me të cilat jeni përballur, deri tani, në këtë process?

Përgjithësisht gjithçka  është zgjidhur me bashkëpunimin e partnerëve. Vendosja e kufijve ligjorë në vitin 2016 e përcaktoi më  mirë situatën. Aktualisht duhet ende që të rregullohen disa struktura, kryesisht ato që kanë të bëjnë me bashkëpunimin me  biznesin privat dhe sektorët ekonomikë. E rëndësishme është që ky proces ka filluar të japë frytet e para te të rinjtë dhe gjithë ata që zgjedhin perfeksionimin dhe trajnimin profesional  në çdo moshë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas