Aktualitet

Qëllon me armë xhaxhain moldav të gruas,policia italiane i vihet pas shqiptarit

Një emigrant 29 vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia italiane pas një tentative vrasje. Shqiptari,  banues në komunën Brugherio në provincën e Monzës, orët e para të mëngjesit të sotëm ka plagosur rëndë me armë zjarri një shtetas moldav 36 vjeçar me të cilin kishte lidhje familjare.

Mediat italiane raportojnë se moldavi mori plagë në gjoks e është ende në gjëndje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur në banesën e 29-vjeçarit shqiptar e në prani të dy bashkëshorteve të tyre.



I plagosur moldav ishte xhaxhai i bashkëshortes së shqiptarit e ngjarja ka ndodhur për motive familjare.

Pas krimit 29-vjeçari shqiptar është larguar në bordin e një automjeti tip “Alfa Romeo”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas