Aktualitet

Qëlloi përballë Parlamentit, arrestohet në Kamëz




               Publikuar në : 16:38 - 06/01/12 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka prangosur një 17-vjeçar, pak pasi ai kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se Fadil Noka dhe Hazgan Bardhoshi i kanë shpëtuar për mrekulli një atentati me armë, i planifikuar pas një konflikti për motive banale, ndërsa autori qëndroi veçse pak orë në kërkim. Policia arrestoi 17-vjeçarin me iniciale E.L. mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10.00 pranë rrugës  “Paqësori” në Kamëz. Ngjarja në të cilën u përfshi 17-vjeçari u krye për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit mesditën e së mërkurës, përballë godinës së Parlamentit në Tiranë. Në momentin e arrestimit në flagrancë, 17-vjeçarit iu kap dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë automatike e llojit kallashnikov, me krehër dhe një sasi fishekësh. Mësohet se shkak i përplasjes ka qenë një mosmarrëveshje e momentit për një sasi të vogël lekësh, e cila më pas ka degraduar në përleshje fizike dhe tentativë vrasjeje. Zyrtarë të policisë së Tiranës bëjnë me dije se adoleshenti është arrestuar me një automatik në dorë, të cilin e mbante me vete për çdo rast. Megjithatë, ai nuk ka kundërshtuar punonjësit e policisë, të cilët kishin shkuar për ta arrestuar. Pas prangosjes ai është dërguar në mjediset e komisariatit numër 5, në pritje të përballjes me gjykatën për veprat penale të tentativës së vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.




KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas