ShowBiz

Qëllohet me 11 plumba reperi i njohur amerikan…

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt reperit 50 Cent dhe 6ix9ine, ndërsa po xhironin një videoklip.

Nga incidenti nuk ka pasur asnjë të lënduar.



Policia gjeti në sheshxhirim në Greenpoint, Brooklyn 11 gëzhoja.

I dyshuari sipas TMZ po ngiste një Porsche të bardhë me targa të Neë Jersey. Nga gëzhojat e mbledhura besohet se arma me të cilën është qëlluar është një 9 mm gjysmë-automatike.

6ix9ine, 50, Casanova dhe Xha Murda ishin të gjithë në vendngjarje në kohën kur filluan të shtënat por asnjëri prej tyre nuk u qëllua.

Policia po shqyrton kamerat e sigurisë në rrugë por deri tani nuk ka asnjë të dëshuar.

Ky është incidenti i fundit ku 6ix9ine, emri i të cilit është Daniel Hernandez, është përfshirë.

Në korrik ai denoncoinë polici se e kishin rrëmbyer dhe nën kërcënimin e armëve i kishin marrë stoli me vlerë 750.000 dollarë.

Burime pranë reperit thanë se sulmuesi nuk ka patur shënjestër këtë të fundit, por policia nuk e ka përjashtuar si mundësi. Megjithatë autoritet kanë nisur një hetim më të zgjeruar, duke parë dhe kamerat e sigurisë,  por ende nuk ka asnjë person të arrestuar.

Nuk është hera e parë që drejt reperave amerikanë ka sulme të tilla. Rasti me i fundit ishte ai i XXX Tentacion, i cili u qëllua për vdekje në makinën e tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas