Bota

Qëllohen për vdekje 11 shoferë taksish

11 shoferë taksish janë qëlluar për vdekje në Afrikën e Jugut, pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj një minibusi që transportonte anëtarët e një shoqate taksistësh.

Zyrtarët e policisë deklaruan se shoferët po ktheheshin nga një ceremonia mortore kur makina u sulmua me armë në Provincën KwaZulu-Natal.



Ai tha se 4 persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe se policia po hetonte të zbardhte ngjarjen dhe të vinte para përgjegjësisë autorët.

Mediat afrikano-jugore shkruajnë se në rajonin ku ndodhi ngjarja ka pasur dhunë në rritje mes shoqatave të shoferëve për shkak të kontrollit të territoreve dhe të rrugëve me të ardhura më të mëdha.

Ndërkohë në një javë në Johanesburg u qëlluan për vdekje tre pronarë taksish.

Dhjetë vetë u vranë gjithashtu në një sherr për rivalitetet midis shoferëve të minibusëve në Cape Town gjatë një fundjave në Maj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas