Editorial

Që “Bukuroshja e Fjetur” të mos vdesë!

artur zhejiNga Artur Zheji

 



Shqipëria ngjan ende si në përshkrimet romantike të Rilindjes Shqiptare, me një Bukuroshe të Fjetur, që falë një magjie të zezë apo një mallkimi, ka rënë në një gjumë të thellë, që fare pak gjë e ndan nga vdekja e pakthyeshme.

Një Vend pra, që më së shumti të zymtëson, nëse lexon me mendje dhe zemër ditarin e gjatë dhe dramatikisht të pasur të gjëmave dhe të bëmave që ndodhin çdo ditë përreth dhe brenda tij. Duket si një shaka për shembull, që “Princi” apo “princat” që i kanë dalë për zot kësaj “Bukurosheje”, nuk lodhin ende zë e buzë për të folur me të madhe për rrezikun që komshinjtë tanë, respektivisht Maqedonia dhe Greqia, duan të zhbëjnë hiç më pak, se sa dy lumenj të Shqipërisë: Radikën dhe Vjosën. Kur dihet, si edhe shkruhet në mjaft traktate gjeopolitike, se në 20-vjeçarin e ardhshëm, e më pas edhe për shumë e shumë vite më tej, lufta për naftën do të zëvendësohet detyrimisht, me Luftën e Ujit.

Harxhohet kohë, letër dhe hapësirë mediatike për shumëçka, pikësëpari nëse është intrigë politike, dhe mendjet e ndritura të elitës, gjithmonë nëse kemi dot një të tillë, me pak përjashtime, nuk harxhojnë as disa gramë energji e firomë për të sendërtuar një Qëndresë Kombëtare, ndaj kësaj grabitjeje ndërkombëtare që na kanoset. Ne dhe sidomos më shumë, brezave që do të vijnë më pas.

Nëse këto 25 vite postkomuniste kanë krijuar një reliev të ri social në Shqipëri, pra kanë krijuar të pasur dhe pronarë të mëdhenj, kanë krijuar Banka apo grupe financiare gjith’ e më të fuqishme, kanë krijuar një klasë politike të pasur dhe një Kastë trasversale, që ka tentakulat kudo, në çdo “cicë” që prodhon qumësht, në çdo pus që rrjedh naftë, në çdo pëllëmbë plazh dhe në çdo anëdet të lakmueshëm, në çdo livadh pjellor që na ushqen dhe në çdo basen që na shuan etjen, e pra, në çdo qindarkë të pasurisë publike, dikush apo ata, marrin që në burim pjesën e tyre, si dikur në feudalizëm, gjithsesi kish një alibi që mjerisht nuk qëndron më.

Alibia ka të bëjë me krijimin gjithsesi, edhe në këtë përmbysje sociale, të asaj që quhet Borgjezi Kombëtare e më pas, me atë që mund të mbiquhej Aristokraci Mendore e një Kombi. Nëse kjo që ka ndodhur, në ndryshimin rrënjësor të relievit social të Shqipërisë pra, do të kish pjellë edhe këto dy dukuri:

Borgjezinë Kombëtare dhe Aristokracinë Mendore Kombëtare pra, e cila nuk mund të jetë e varfër dhe duhet të mos ketë kurrsesi kokëçarje të korruptueshme financiare, atëherë mund të pohonim se ia paska vlejtur diçka. Se kjo shoqëri, edhe përmes vuajtjesh e padrejtësish të thella e të pandershme, krijoi dhe ka Mburojat e veta, të cilat fatin e tyre financiar apo ekzistencial, e lidhin me fatin e atdheut të tyre. E lidhin në mënyrë të pazgjidhshme dhe të patjetërsueshme, e pra garantiste. Kështu kanë bërë Borgjezitë Kombëtare të vendeve të mëdha, si Anglia, Franca apo Gjermania. Herë në sulm e herë në mbrojtje. Herë keq e herë mirë, por gjithmonë deri në fund me Atdheun e tyre. Duke u ushqyer pasurisht prej tij, por edhe duke e mbrojtur atë.

Se në moçalin tonë social do të donim të kishin mbirë dy Elementë, që do të vinin në punë mekanizmin e shërimit të shoqërisë. Mirëpo, nëse peshojmë atë që shohim dhe dëgjojmë, në majat e super të pasurve apo të superpushtetshmëve shqiptarë, është e pamundur ose mungon kjo Dritë, e thënë ndryshe kjo Vetëdije.

Ende askush nuk thotë, në një formë ose në një tjetër: Mjaft! Vura aq pasuri sa ushqeva dhe ngopa dëshirat dhe pasionet e mia të krisura, të pamoralshme apo rebele qofshin. Tani, dua të pasuroj Vendin tim. Sepse dua të pasurohem edhe më. Por ndryshe. Të pasuroj identitetin tim.  Origjinën time.

ADN-në time shqiptare.

Çdo iluzion se do të ndizet një dritë, qoftë kjo e zbehtë, në një rrugë të humbur pylli të një nate të gjatë pa hënë, fiket sakaq për 1001 arsye.

Dhe, mjerisht, nga të 1001 arsyet, 999 arsyet janë egoiste dhe fillojnë me përemrin: Unë!

Për të mos e ulur shilarësin e mendimit, në pulsimet erëkëqija të moçalit tonë të përditshëm, po largohem nga dialogu ynë sa imagjinar aq edhe i vërtetë, miqtë e mi, mrekullisht të shumtë, lexues, komentues apo kontestues qofshi, duke lënë pas këtë pandehmë, sëpaku jomoçalore…

Nuk është aspak turp dhe as pavlerë të duam kur e shajnë dhe përdhosin dhe grabisin Bukuroshen tonë të Fjetur, paçka se nuk është më e bukura, paçka se do të donim të ishte një Princeshë, por është thjesht një Bujkeshë me thembra të plasaritura dhe me gjinj të rrëzuar nga jeta e keqe.

Sado retorike të duket, në Fillim dhe në Fund, më e mençura dhe më e dobishmja zgjidhje, duke mos harruar që jemi, përgjithësisht dhe kush më shumë e kush më pak, mëkatarë, të fundëm, të pangopshëm, më e mençura zgjidhje pra, është në të vërtetë ajo që duket edhe më budallaqja:

Dashuria.

Aq më tepër për Nënën e Fjetur, në gjumë të thellë të paravdekjes.

PasPara

15 komente

  1. Ben shume mire z.Zheji qe ne dy shkrimet e tij te fundit ngre me force problemin shume te mprehte te ujrave te lumejve Radike e Vjose.
    Ashtu eshte sic thote ai.
    Nafta e gazi jane burime te shtereshme energjitike, kurse ujrat e lumejve vec faktit se jane burime te perjeteshme te energjise elektrike qe nuk do te mund te zevendesohet kurre nga asnje lloj energjie tjeter, jane burime jetesore edhe si uje i pijshem per njerezit dhe bagetite, por edhe per bujqesine.
    Nje veprim i njeanshem i fqinjeve per devijimin e ketyre lumejve, do te ishte dramatike per te ardhmen e Shqiperise.
    Shoh se pak trajtohet neper mediat shqiptare ky shqetesim.
    Ka ligje e konventa nderkombetare qe i detyrojne shtetet qe te mos abuzojne me burimet e lumejve.
    Opinioni mediatik e qytetar duhet ta ngreje me force kete problem, per te detyruar shtetin shqiptar qe ta ngreje kete problem ne institucionet nderkombetare, para se te jete vone

  2. Atehere mesazhi thuhet plot ulerime te brendeshme me intesitet trondites vibrues si nje ofshame e brutalitet i pesimizmit, po dhe si nje formulim i nje formati aristokratik brenda kornizes se gjuhes se shkruar te nje njeriu te kultivuar ku pikellimi emocional depresiv nuk e ve poshte duke bere komente bajate si vete jeta jone e nakatosur plot banalitet e jarge hipokrizie:
    “Harxhohet kohë, letër dhe hapësirë mediatike për shumëçka, pikësëpari nëse është intrigë politike, dhe mendjet e ndritura të elitës, gjithmonë nëse kemi dot një të tillë, me pak përjashtime, nuk harxhojnë as disa gramë energji e firomë për të sendërtuar një Qëndresë Kombëtare, ndaj kësaj grabitjeje ndërkombëtare që na kanoset. Ne dhe sidomos më shumë, brezave që do të vijnë më pas.“ Eshte mundim i madh e vujtje e madhe te shkruash ne atmosfere kaq helmuese e banale ku te mbyt era e qelbesires dhe e kalbesires dhe pse Zheji i sprucon fjalet me ngjurime drite ato nuk mbajne me dhe brutaliteti i kapitullimit pulson qe nga titulli/ fjala e pare e deri te e fundit. Shkrim aristokratik…

    1. “Shkrim aristokratik” e cileson ky zoteria kete shkrim brilant te Zhejit, duke bere nje koment enigmatik qe edhe vete po ta lexoje, nuk besoj se do ta mare vesh se cfare ka dashur te thote.
      Ka komente gjysem analfabetesh qe i hedhin kuturu mendimet e tyre edhe me gabime te shumta ortografike, ka edhe “komente” si ato qe shkruanin dikur rugacet ne nevojtoret publike, por ka edhe komente qe tentojne te demostrojne pordhaceri intelektuale e ne fakt nuk dalin nga niveli i atyre qe permenda me siper.
      Po lerini o te uruar etiketimet e fluturimet fillozofike per te cilat duket se nuk keni kellqe, e komentoni me argumenta e ne nje gjuhe te kjarte shqipe, se ne cfare pike pajtoheni me autorin e nje shkrimi e ne cfare pike ndani me te nje mendim ndryshe.

      1. Ju thoni shkrim brilant, une them shkrim aristokratik. Eshte vetem ceshtje perspektive. Brilantet u takojne aristokrateve. Une nuk kam pare “popull“ me brilante. Une shoh te gjithe arkitekturen kulturore artistike te nderteses se Zhejit qe eshte e stilit te trashguar gotik, njera pjese,e vazhdon me barok, pjesa tjeter, e vazhdon me stilin bashkekohor pjesa tjeter…e vazhdon me djath saksie e ullij tuli e hurdha te njoma sigurisht me nje domixhon rakie…Pra Zheji ka nje trashgmni e ne pronesi nje kulture te tille. Ty nuk ta mban te gjesh formulime te tilla e para se nuk ke thyer asnjehere rregullat ne jete dhe ne shtepi ke qene gjithmone ne ora gjashte e se ke gdhi nje here ne jeten tende te shohesh yjet po ke qene brave kur behej apeli. Te mungon ngarkesa emocionale apo flake artistike. je me formim akademik te ftohte ku cdo gje kalkulohet e del pa shpirt po e je i pranueshem. Kaq. me mu nuk takon. Kaq.
        “Atehere le ta themi pa meshire, si ka nisur kultura mbi toke. Njerzit akoma me natyre njerzore, barbare ne cdo kuptim e te tmerreshem te kesaj fjale, njerez grabitqare me vullnet te pathyeshem me epshe pushteti te dashuruar i propozuan te dobtit te kultivohet ne menyre paqesore ….“ Kaq kam nda prej Nietzsche-s
        Para se te gjesh enigmen mere redaktoje duke vene shenjat e piksimit. Cere ka per te mos kuptu te komenti i im? me siper bile kam marre dhe nje citim per ta tonuar mendimin…nejse mbone me e pi kafen me raki qysh nmjes… Ktheje ngaj gote se ke dhe moshen…

  3. Nuk fluturon me pr…. ne bythe “Nietzsche” me te cilin kerkon ta krahasosh veten o byrazer.
    Ndonese eshte nje nga shkencetaret me te shquar te nje fushe akoma abstrakte sic eshte psiko-analiza, ai eshte shume i kjarte ne shkrimet e tij.
    Ti mund te jesh ndonje objekt i psiko-analizes se Nices e jo te shitesh si “i dores” se tij.
    Me duket se e kam thene kjarte se ata qe tentojne te shiten si fillozofe duke hedhur mendime hermetike e fluturime prej pordhacesh intelektualiste, jane po ne ate nivel me ata qe shkruajne ne nevojtoret publike. Ti vazhdon te replikosh po me ate gjuhe.
    Po cjane o byrazor keto marrzira qe shkruan e ku pretendon se e di se kur bie une te fle e kur zgjohem ?
    Po meru o i uruar me ato qe di e mos u bej qesharak te komentosh ato qe nuk di.
    Kam shfaqur hapur e ne menyre konkrete ndonje mendim apo qendrim te dyshimte politik te z.Zheji, por ne kete shkrim ai trajton nje problem me te cilin jam plotesisht i nje mendimi me te.
    Sa llivadhis ne fantazine e semure, perse o zoteri nuk jep thjeshte e kjarte mendimin tend per ate cka lexon ne kete shkrim ?
    Shume pak me intereson se a je i ri apo i vjeter, pi ndonje gote raki apo koka-kola.
    Te bera nje vrejtje qe te dalesh nga mania e te dukurit “i ditur”, duke rrezikuar te paraqitesh i semure nga mendja.

    1. Lexo shurrs, nuk jam byrazeri jot e nuk jam kurre i nje niveli filozofik e jo ta maj veten me nitschen. po ne fjali demode idjotesh qe kane sot e njizetvjet qe perdoren per nevojtoret nuk i perdor…Je ty mgrric i cik mduket…

      1. Ndonese pak ashper, te jesh i bindur zoteri se ne kritiken time per manieren per tu dukur i dijshem duke mos qene ne gjendje te thuash asgje konkrete, jam nisur nga nje shtytje shoqerore per te ndihmuar. Hiq dore nga kjo mani e perpiqu te shkruash me nje shqipe te kjarte mendimet e tua. Ne vend qe ta maresh vrejtjen time si nje ndihme, ne te dy replikat bie ne nivelet vulgare te injoranteve.
        Me cudit edhe dicka tjeter ne reagimet tende.
        Nga stermundimi per te fluturuar me stilin hermetik, e me frymezime letrare me hene e me yje, del me reagime gjysem analfabeti me njezet gabime ortografike ne tre rrjeshta, pa llogaritur gjuhen harbute te ruges.

  4. po u lane kokat zheji rilindasve-po ku u behet von ketyre per shtet-mjafton te ken per vete pallate e kokaine-sa per vjose e radik keta per nji dite e shkrijne.

  5. Zoteri Zheji,jeni nje njeri largpames dhe njekohesishte real-impulsiviteti ne harmoni me aktualitetet e dhimbshme te realitetit shqiptar nuk ju mungon.Ne kete rast do te ishte me vend nje reagim i ashper i ministrise se puneve te jashtme dhe mjedisit i percjellur nga kryeministri si betonim ndaj tendencave lakmuese te fqinjeve problematik.Energjia elektrizuese ( mos ta quaj negative ) dhe e pashterrshme per konfrontime ne mes te anetarve te partive politike do te duhej te orientohej ne gjera me te vlefshme kombetare.Per fat te keq nuk i gjen ne shqiperine ( te bukuren e dheut-quaje si e quajte ndryshe! besoj nga hidherimi ).Pastaj jane edhe instancat e larta ( Gjykata e Strasburgut ) per ankes ndaj tendencave nen nivel te ktyre fqinjeve.Sot kur interneti determinon thellesishte aspektin jetesor eshte shume lehte me qen indikacion pasiv ndaj nje padrejtesie? ! P.sh.nje shoku imi ne diaspore morri artikullin mbi blerjen e tokave nga ana e qeverise greke ne jug te shqiperise ( ne telegraf ) dhe i dergoji ministrise se puneve te jashtme te gjermanise.Le ta dijne gjermanet qpo ndodhe me parat e tyre. Por valle pse i kemi ne politikanat tane? Perveq se per ti kritikuar ? Me qka ta masim eficiencen dhe vetedijen e tyre apo ska nevoj per kete mundim! Zgjohuni,boll ma.

  6. Cubat kane krijuar traditen e tyre shume shekullore. Dhe gjeja e vjedhur s’ka se si te mos shitet lire.

  7. falemnderit zotit Zhej per shkrimin.politika shqiptare po ve ne rrezik jeten e shqiptareve por edhe identitetin tone kombetar sepse cdo ngarje ne shqiperi ka ndikim direkt dhe ne shqiptaret jashte kufijve.bomba META ka shokuar te gjithe shqiptaret kudo qofshin dhe eshte nje zhgenjim i madhe per te gjithe ne qe besonim se dhe shqiperia nje dite do te behej shtet normal izhvilluar dhe i sigurt per te gjithe ne por politika shqiptare keta 25 vjet beri cmos qe ta shuaj kete shprese nuk e di sa kohe mund te genjehet nje popull i tere ne mes te europes ?ku eshte ELITA SHQIPTARE qe duhet te mbaj gjalle shpresat e nje populli?cdo gje ka vdekur ne SHQIPERI? NJE POPULL PA SHPRESE ESHTE I DESTINUAR TE VDES,!

  8. zheji shko laji koken rames dhe metes je ju qelb fare.lum qe te ka meta ty o rrobellares.shqiperis ne kosovaret themi ju qi nona edhe para vdekjes.e dhunuan shoket e tu o zheji meta e rama tash si shok i ri.shqiperija nuk eshte bukuroshe e fjetur tash por lavire e fjetur.

  9. Do ta lexoja me kersheri te madhe ndonje shkrim te z.Zheji per ngjarjet e fundit te “skandalit Doshi”, pasi kam pershtypjen se sikur ka ndonje tendence ne shkrimet e tij ne mbeshtetje te Ilir Metes.

  10. Eshte koha per alarm, eshte koha kur shteti nuk vepron, te mblidhen shqiptaret dhe t’i tregojne botes mbare se nuk lejojne shkreterimin e vendit te tyre, as nga sllavet ne prerendim dhe ne veri te vendit, as nga greket ne jug te Shqipersise. Edhe kaqedonet dhe malazezet, ndoshta te trimeruar nga lakmite greke, po duan te plackisin ujin e Radikes, e malazezet ate te Bunes. A ka ne Shqiperi pushtet, a ka ne Shqiperi ndokush qe mendon per katastrofen ekologjike, natyrore, klimatike qe po e kercenon Shqiperine. A mund te mbrohet ky vend nga nje grusht njerezish qe protestojne para qeverise. Me duket se tani ose kurre me, nevojitet qe cdo shqiptar, ne Shqiperi e jahte Shqiperise, te fillojne ptotestat ne Tirane kunder shterrjes se lumenjve nga ata qe luajne me fatin, me jeten me buken e ujin tone. Le te behemi nje, le te behemi bashke sikur me rastin e fatkeqesise qe i kaanosej vendit nga helmet e luftes nga Siria, qe aleatet tane donin ti depononin ne token tone. Le te tregojme qarte se me fatin, me jeten, me vendin, me buken dhe ujin tone nuk mund te luaje askush, sepse do te na mallkojne brezat qe vijne, sic neve sot mallkojme esat toptane, zogoll e enver hoxhe pe4 degdisjen e vendit ne kete gjendje qe eshte sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas