Aktualitet

Qarkullonte me kokainë në makinë, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar që qarkullonte me kokainë në makinë në Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e Kristjan Bjeshkajt, banues në fshatin Grudë e Re, policia gjeti dy doza kokainë brenda një çante.



“Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi po lëvizte me mjetin tip BMW, me targa AA433NC, në vendin e quajtur, Dugajt e Reja, lagje “Perlat Rexhepi” Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia është konstatuar një çantë, brenda të cilës u gjetën dy doza lëndë narkotike e dyshuar të llojit Kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,“-raporton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë per veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas