Kryesore

Pyetjet me spec te LSI per kompanine “Fusha SHPK”: Sa metra katror të Teatrit Kombëtar do të shfrytëzohet nga…

 

LSI ka depozituar 40 pyetje per tetarin ne Kuvend. Deputeti i LSI-se, Nasip Naco ka lexuar disa nga pyetjet, disa edhe me spec per kompanine ‘Fusha SHPK” qe ka marre persiper ndertimin e teatrit te ri



Disa nga pyetjet e Nacos per kompanine Fusha…

Pyetja ime është a ka bërë shoqëria Fusha shpk investime të rëndësishme publike si për shembull me Bashkinë e Tiranës, me Ministrinë e Kulturës, me Ministrinë e Ekonomisë Financës apo dhe të infrastrukturës. A mund të kemi një CV të këtyre investimeve?

Si ka qenë me realizimin e kontratave kjo kompani? A kemi investime të rajonit apo në europiane kjo për transparencë për deputetët dhe opinionin publik? A ka ndërtuar ndonjë vepër të ngjashme brenda apo jashtë vendit si Teatri Kombëtar brenda standardeve europiane që duhet të ketë një teatër?

A do të shmanget shoqëria fusha shpk nga tarifat e shitjes së pasurisë së paluajtshme? Pasi kjo është e barabartë me kontratën e shkëmbimit. Dhe nëse po sa është kjo shumë?

Pyetja ime është sa metra katrorëështë sipërfaqja aktuale dhe funksionale e godinës së Teatrit Kombëtar?

Sa metër katrorë sipërfaqe që do të përfitohet si pjesë e godinës së re të Teatrit Kombëtar me çelësa në dorë? Sa metra katrorë ëshët sipërfaqja ndihmëse aktuale e godinës së Teatrit Kombëtar? ? Sa metra katrorë ështe sipërfaqja ndihmëse aktuale e godinës së Teatrit Kombëtar që do të shfrytëzohet nga shoqëria Fusha shpk?

Sa përqind do të jetë koficenti I shfrytëzimit nga shoqëria Fusha Shpk?

Dhe sa për qind apo metra katrorë do të jetë përfitmi nga Ministria e Kulturës, pra nga Teatri? Sa për qind do të jetë kofiçenti I shfrytëzimit në zonën në qendër të Tiranës nga subjektet private dhe sa për qind është përfitimi I tyre? Sipas relacionit, toka e Bashkisë Tiranë është e përbërë prej 2100 metra katrorë truall, që do të zhvillohet nga shoqëria Fusha shpk.

Sa përqind apo sa metra katrorë do të jetë sipërfaqja përfituese nga Bashkia e Tiranës?

Sa përqind është koifiçenti i shfrytëzimit të përfitimit në zonën në qendër të Tiranës nga subjektet private?

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas