ShowBiz

Pyetja që zemëroi Xhesurin




               Publikuar në : 20:42 - 22/04/18 |
mapo.al

Edhe pse 5 vite më parë për pak i mbijetoi një aksidenti me motor, aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug, nuk ka hequr dorë nga pasioni i tij për shpejtësinë mbi dy rrota.


Javët e fundit ai është parë sërish me motor, pavarësisht paralajmërimeve të bashkëshortes së tij, Basak Dizer, për të qenë më i kujdesshëm.

“CNN Turk” raporton se pyetja e një gazetari për këtë pasion e ka zemëruar aktorin 34-vjeçar, i cili mes të tjerash ka luajtur edhe rolin e Xhesurit në serialin “Xhesuri dhe e Bukura”.

Mbrëmjen e kaluar, Tatlitug është ndalur nga gazetarët në dalje të restorantit që ka në bashkëpronësi me të shoqen në Nisantasi të Stambollit. Por pyetjen “a zemërohet Zonja Basak kur ngisni motor?” aktori i famshëm nuk e ka pritur aspak mirë. I zemëruar me gazetarin ai hipi më shpejtësi në makinë.

 


Etiketa: , , , , , , , , , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas