Bota

Pyetja e çuditshme e vrasësit serial pas arrestimit

“Si më gjetët? Unë kisha vënë doreza dhe kapuç. Përveç të tjerash unë nuk lëviz ditën…” Kjo ishte pyetja e parë e një vrasësi serial drejtuar policisë turke pas arrestimit javën e kaluar.

39-vjeçari Hamdi Kayapinar, i cili akuzohet se ka vrarë 7 persona, mes të cilëve edhe të vëllain, u lirua nga burgu vitin e kaluar. Por megjithëse e dinte se ishte në fokusin e autoriteteve nuk i rezistoi tundimit.



Më 2 Gusht ai vrau 47-vjeçarin Sami Yılmaz, roje sigurie në një vilë private. Arsyeja?  I pëlqente shumë arma që ai kishte.

Për zbulimin e këtij krimi policia ka shikuar më shumë se 950 orë filmime nga kamerat e sigurisë. 3 ditë para vrasjes ai kishte shkruar në zonë për të përpiluar planin në detaje.

Kayapinar, në dëshminë e tij tha se nuk është penduar për asnjë prej vrasjeve. Veten e quan “gjahtar”, viktimat “gjah” ndërsa sendet që u merr atyre i quan “plaçkë gjahu”.

Sipas medias turke vrasësi serial flinte ditën, ndërsa jashtë dilte rreth orës 23:00 të natës dhe çdo herë përpiqej të zgjidhte rrugë të ndryshme për të lëvizur.

Serinë e vrasjeve e nisi duke varur të vëllain në vitin 1994. Vetë ishte 14 vjeç, ndërsa i vëllai 1 vit më i vogël. Pasi qëndroi 4 vite në burg, u lirua duke përfituar nga amnistia në vitin 1998.

Mes viteve 1998-2001 ai akuzohet se vrau 5 persona, vrasje për të cilat u dënua me burg përjetë në vitin 2001, por duke përfituar nga amnistitë dhe duke shfrytëzuar ligjet në fuqi u lirua pas 16 vitesh burg për t’ia nisur sërish nga fillimi. /tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas