Aktualitet

Putin i pason topin Trumpit: Nuk kemi ndërhyrë në zgjedhjet amerikane




               Publikuar në : 17:57 - 16/07/18 |
mapo.al

Vladimir Putin ka qenë i pari që ka folur në konferencën për shtyp në lidhje me takimin që pati me Presidentin Donald Trump. Por gjatë takimit, Presidenti Putin i dhuroi edhe topin e kampionatit botëror Presidentit Amerikan.


Ai tha se “Moska kurrë nuk ka ndërhyrë dhe kurrë nuk do të ndërhyjë në procesin e brendshëm të zgjedhjeve të SHBA.”

Kreu i Kremlinit  tha se kishte bërë propozime të forta për kontrollin e armëve.

“Për bombat bërthamore, ne kemi përgjegjësi të veçantë për sigurinë ndërkombëtare”, tha ai.

Më pas shtoi se e konsideronte të nevojshme që të dy vendet të punonin së bashku për çarmatimin bërthamor dhe mospërhapjen e armëve dhe për të shmangur vendosjen e tyre në hapësirë.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas