Aktualitet

Putin dhe Erdogan bisedë telefonike pas sulmit në Siri, dalin kundër Amerikës

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike të shtunën, gjatë së cilës ata diskutuan sulmet raketore të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Siri dhe ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin dypalësh që synojnë zgjidhjen politike në Siri.

“Palët ruse dhe turke do të vazhdojnë të takohen sepse është e nevojshme të intensifikohet bashkëpunimi dypalësh që synon përparimin e vërtetë në procesin e një zgjidhjeje politike në Siri”,- thuhet në deklaratën e shtypit të Kremlinit.



Gjatë bisedës, palët diskutuan për situatën në Siri dhe u shprehën kundër Amerikës, sipas tyre tensionet u përshkallëzuan si rezultat i sulmeve raketore të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, thuhet më tej.

“Presidenti rus theksoi se veprimet e një grupi të vendeve perëndimore shkelin rëndë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe normat dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare”,- tha Kremlini.

Të premten në mbrëmje, Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Britania e Madhe filluan sulme mbi një numër objektesh në Siri në përgjigje të incidentit të supozuar kimik në periferi të Dumës në Damask.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, të tre vendet qëlluan me mbi 100 raketa ajrore dhe, shumica e të cilave, siç raportojnë mediat ruse, u shkatërruan nga mbrojtja ajrore siriane.

Putin i përshkroi sulmet si një akt agresioni ndaj një shteti Sovran.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *