Kryesore

Puthja për Ramën po bën xhiron e rrjetit, por ai nuk do marrë veçse fjalë të ngrohta

Bashkimi Evropian dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, pritet të miratojnë të enjten në Sofje një deklaratë për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore si dhe për përmirësimin e sigurisë, luftën kundër radikalizmit dhe për migrimet.

Por gazeta gjermane Tagesspiegel shkruan se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do marrin asgjë më shumë se fjalë të ngrohta.



Sipas gazetës, një gjë mungon tek Deklarata e Sofjes: Një angazhim i qartë për anëtarësim të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë në samit kanë rënë në sy përqafimet dhe takimet e ngrohta.

Veçanërisht ka bërë përshtypje përqafimi i kreut të KE, Jean-Claude Juncker për kryeministrin Edi Rama.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas