Kronika, Kryesore

Pushimi i hetimeve për ekstradimin e Seitajt, PD: Shërbim ndaj mafies, shpëtuan nga burgu ministren

Partia Demokratike e cilëson pushimin e hetimeve për ekstradimin e a Nazer Seitajt, financierit të Habilajve në Itali si një shërbim ndaj mafies dhe thotë se bëhet për të shëptuar nga burgu Etilda Gjonajn, ministren e Drejtësisë.

Sipas PD, për të pushuar hetimet prokurorja e Durrësit Donika Prela u shpërblye duke u ngritur në detyrë.



Partia Demokratike deklaron se drejtësia që po instalon Edi Rama është e tillë që nëse lufton bandat dhe kriminelët shkarkohesh nga detyra, ndërsa nëse i shërben krimit të organizuar ngrihesh në detyrë.

DEKLARATA E PD
Partia Demokratike e konsideron shërbim ndaj mafias në pushtet pushimin e hetimeve për ekstradimin e paligjshëm të Nazer Seitajt, duke shpëtuar nga burgu përgjegjësen kryesore – Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Pushimi i hetimit është urdhëruar pavarësisht se vetë prokurorët e çështjes kanë konstatuar shkelje flagrante të ligjit nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Për vendimin e pushimit të hetimeve, Donika Prela, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Durrësit, u shpërblye nga mafia në pushtet, duke u ngritur në detyrë si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kundërshtim me ligjin.

Nëse i shërben Qeverisë promovohesh. Nëse i shërben krimit të organizuar ngrihesh në detyrë dhe bën karrierë. Nëse lufton bandat dhe kriminelët shkarkohesh nga detyra. Kjo është drejtësia që po instalon në Shqipëri Edi Rama.

PasPara

3 komente

  1. Mua sinqerisht nuk me ha fare per Nazer Seitin. Po fare fare. E di shume mire qe do kishte vazhduar ky muhabet edhe nqs nuk do ishte ekstraduar. Thjesht kta te PD po mundohen te gjejn dicka te mbushin ditet dhe kte e ka kuptuar nje popull i tere qe kjo opozite eshte cope cope. Edhe dicka, mos tju genjej mendja qe jam i majt por nuk ma ha fare per politik thjesht i them gjerat sic jane.

  2. Kete e dine edhe studentet e mij te drejtesise qe jane ne vit te dyte fakultet qe eshte nje ceshtje qe i perket drejtesise italiane dhe si e tille nuk mund te hapet ceshtje penale ne Shqiperi. Te mos flasim pastaj per ekstradimin qe u be zhurme kot dhe ishte totalisht konform konventes dhe marrveshjeve te nenshkruara

  3. Ore nje pyetje kam per te gjithe shqupistat qe na flasin nen logon e partise demokratike. Ku ishit kur plasi Gerdeci ne Shqiperi dhe Mediu nuk u mor si i pandehur por u be minister? Sot na dilni e na beni si te zgjuar e si te kulluar po populli e di qe i keni duart te perlyer me gjak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas