Kronika, Kryesore

Punonte për OKB-në, vritet shqiptari në Afrikë… tentuan t’i grabisnin makinën

Një shqiptar ka ndërruar jetë në Mali të Afrikës, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë grabitjes së makinës së tij.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe sipas agjencisë franceze të lajmeve “AFP”, ai ishte punonjës i kompanisë “Ecolog”, nënkontraktor i Misionit të OKB-së në këtë shtet.



Në tentativën për grabitje ku mbeti i vrarë shtetasi shqiptar, mbetën të plagosur edhe dy kolegë të tij, përkatësisht një shtetas kosovar dhe një maqedonas.

Në grabitjen e mbetur në tentativë, thuhet se morën pjesë katër persona, ngjarje që konfirmuar edhe nga Misioni i OKB-së në Mali, shtet në Afrikën Perëndimore.

“Mëngjesin e sotëm në Gao, automjeti që furnizon me ushqime në Minusma, u sulmua nga persona të armatosur.

Shoferi i automjetit u vra, kurse dy pasagjerë u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Minusma në Gao. Minusma dënon ashpër këtë sulm”,- tha misioni i OKB-së në Twitter.

Emri i shtetasit shqiptar të vrarë nuk është bërë ende i ditur, po kështu edhe identiteti i dy personave të tjerë të plagosur, ndërsa Kompania “Ecolog” ku punonte shqiptari, ka një partneritet të vazhdueshëm me OKB-në dhe agjencitë kombëtare e ndërkombëtare të mbrojtjes.

Misioni i OKB-së në Mali gjithashtu konfirmoi lajmin duke shkruar në Twitter:

“Mëngjesin e sotëm në Gao, automjeti që furnizon me ushqime në Minusma, u sulmua nga persona të armatosur. Shoferi i automjetit u vra, kurse dy pasagjerë u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Minusma në Gao. Minusma dënon ashpër këtë sulm”.

assss

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas