Bota

Punonjësit e portit afrikan në protestë kundër konçesionit: Nuk duam të bëhemi si Shqipëria

Punonjësit e Portit të Conakry kanë dalë në protesta të hënën e kaluar pas dakordësisë së qeverisë për dhënien me koncesion të këtij porti një shoqërie turke. Pasi u grumbulluan para zyrave të drejtorisë, punonjësit e portit më të madh të kryeqytetit të Guinesë kërkuan një takim me drejtorin e tyre i cili pas disa orëve lajmëroi se takimi duhet të shtyhej për të nesërmen.

Të acaruar me indiferencën e drejtorit punonjësit shpërthyen në protesta duke sulmuar presidentin e Guinesë, Alpha Conde të cilin e akuzuan se po e kthen Guinenë në Shqipërinë e Afrikës.



“Guinea nuk do të bëhet Shqipëria e Afrikës nën mbretërimin e Conde-së. të gjitha po shiten”, tha punëtorët.
Sindikatat lajmëruan një mobilizim të fortë me 13 shtator.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas