Aktualitet

Punime edhe në aksin Fier-Patos, ja nga devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se prej orës 08:00 të ditës së sotme ka nisur fazën e parë të punimeve per rehabilitimin e shtresave asfaltike në unazen lindore të qytetit nga Hyrje Fier (rotonto e Sheqit) – Rethrrotullumi Patos.

Ndërhyrja vjen në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.



ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 08:00 te dites se marte date 26/06/2018.

2. Automjetet qe udhetojne ne drejtimin Fier-Vlore/Gjirokaster do te devijohet nepermjet qytetit te Fierit dhe unazes perendimore te tij.

3. Ky devijim do te vazhdoje deri ne nje njoftim te dyte.

Në çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas