Aktualitet, Kryesore

Punët po ecin mirë por… Kim Jong-Un indinjohet për mungesën e ‘vrullit revolucionar’

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, “tepër i zemëruar”, ka kritikuar ashpër, në një shpërthim të rrallë në publik, zyrtarë të qeverisë, gjatë një inspektimi në një uzinë.

Kim u shfaq me një pamje krejt të re, me një këmishë të bardhë e pantallona gri të gjera në vend të kostumit të zi të zakonshëm.



Pas ndalimit të programit bërthamor, Kim i ka kthyer sytë nga zhvillimi ekonomik i vendit dhe vizita e tij ishte në kantierin ku po ndërtohet një impiant për prodhimin e energjisë elektrike në veri të vendit.

Pasi zyrtarët e informuan për projektin dhe vonesat, Kim ‘u skandalizu kaq shumë sa mbeti pa fjalë’ dhe ‘jashtëzakonisht i zemëruar’, raportoi agjencia qendrore e lajmeve e Koresë së Veriut.

Kim shpërtheu edhe në banjot termale në kampin e pushimeve Onpho-i cili krenohet që është vizituar edhe nga babai dhe gjyshi i tij, Kim Jong Il e Kim Il Sung-duke i quajtur ato ‘më të këqija se akuariumet e peshqve’.

Kritika rezervoi edhe për një fabrikë çantash, duke thënë se ato nuk kishte shumë hapësira, çka i shkaktonte ankth.

Ai akuzoi komitetin rajonal të partisë se i mungonte shpirti revolucionar.

Fotot e vizitës e tregojnë liderin të mërzitur teksa u jep këshilla zyrtarëve të cilët mbajnë shënime.

<
>
auto_4E54B4BA00000578-5961683-image-a-16_15318145075491531922227 auto_4E54B49A00000578-5961683-image-a-22_15318150000301531922224 auto_4E54B51A00000578-5961683-image-a-25_15318151980051531922223 auto_4E543BE200000578-5961683-image-a-15_15318144531371531922228 auto_4E544C7D00000578-5961683-image-a-18_15318146044931531922226 auto_4E544C8100000578-5961683-image-a-21_15318148703051531922225 auto_4E544C8900000578-5961683-image-a-14_15318143983541531922228 auto_4E544E5100000578-5961683-image-a-17_15318145671931531922227 auto_4E544F0100000578-5961683-image-a-24_15318151142871531922223 auto_4E544F0500000578-5961683-image-a-23_15318150626181531922224 auto_4E5439F600000578-5961683-image-a-19_15318146797711531922225 auto_4E54366900000578-5961683-image-a-20_15318147563761531922226
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas