Kronika, Kryesore

Punë ka, por ka edhe profesionistë, pamjet si banda shqiptare kryente vjedhjet në Spanjë

Agjentet e “Guardia Civil” në Spanjë kanë arritur të godasin një grup kriminalë të përbërë nga shqiptarë, të specializuar në vjedhje banesash. Tre persona janë arrestuar, mes 24 dhe 27 vjeç, raportojnë mediat spanjolle pa bërë të ditur identitetet e shqiptarëve të vënë në pranga.

Tre të arrestuarit akuzohen për rreth 50 vjedhje gjatë muajve të fundit në Guadarrama, Algete, San Agustin de Guadalix, Boadilla del Monte apo Las Rozas, tha ndër të tjera, Ana Martín, zëdhënëse e policisë spanjolle.

Arrestimet vijojnë në vrazhdën e aksionit “Habitat Dajti” të disa muajve më parë, gjatë të cilit u vunë në pranga disa shqiptarë. Hetimet filluan pasi u zbulua një rritje e denoncimeve për vjedhje në banesa, kryesisht nga persona që jetojnë në zonën veriperëndimore të Madridit.



Grupi, sipas hetuesve ishte i heshtur në veprimet e tyre kriminale. Ata futeshin në banesa përmes dritareve e më pas vjedhin para dhe sende me vlerë. Në disa raste, banorët e banesave që brininnin pre e vjedhjeve, kryesisht gjatë natës, e zbulonin ç ’kishte ndodhur vetëm në mëngjes. Banda ishte shumë aktive. Raportohet se çdo natë, kryenin mesatarisht, 3-5 vjedhje.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas