KMR

Puna e ëndrrave/ Të marrësh para për të ngrënë avokado

Për të gjithë frut-ngrënësit dhe vegjetarianët, ka një lajm të mirë: mund të paguheni thjesht për të ngrënë avokado.

Është një frut mijëvjeçar, jo i përballueshëm për ekonominë e të gjithëve, e “kap” inflacioni shpesh e kështu me radhë.



Por, në vend që të paguani për ta pasur në shtëpi, ju tani mund të paguheni për ta ngrënë avokadon. Imagjinoni, a nuk është një punë perfekte!

Shkencëtarët po kërkojnë adhuruesit e avokados me qëllim për të zbuluar nëse ushqyerja me to ul në të vërtetë yndyrën e barkut apo jo.

Universiteti Loma Linda në Kaliforni po kërkon për këtë marrëveshje punësimi 250 persona që janë të gatshëm të hanë avokado, të testohen dhe të paguhen.

Joan Sabaté, i cili drejton qendrën për Ushqimin, Jetesën dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha:

Studimi do të shqyrtojë nëse ngrënia e avokados zvogëlon yndyrën dhe dhjamin në bark.”

Këto janë kushtet për t’u bërë pjesë e këtij studimi:

Të jeni mbi 25 vjeç

Të jeni të gatshëm të hani një avokado në ditë për gjashtë muaj ose një avokado në muaj për të njëjtën periudhë

Të keni masën rreth belit të paktën 40 inç (101 cm) nëse jeni mashkull

Të keni masën rreth belit të paktën 45 inç (88 cm) nëse jeni femër

Pas përfundimit me sukses të studimit, secilit pjesëmarrës do të paguhet 300 dollarë, dhe anëtarëve të kontrollit do t’u jepen nga 24 avokado shpërblim.

Përveç Universitetit Loma Linda, këtë eksperiment do e kryejnë edhe Universiteti Penn Statem Tufts dhe ai i Kalifornisë gjithashtu, që do të thotë se gjithsej do të jenë 1000 njerëz që do të paguhen për të ngrënë avokado.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas