Kryesore

Publikohet foto e rrallë: “Rroftë miku më i madh i popullit shqiptar, marëshalli Tito”

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një foto të një prej mbledhjeve të Organizatës Bashkimi i Emigrantëve Politikë Shqiptarë në Jugosllavi. Në të duket qartë edhe një parrullë ku vlerësohej Tito dhe konsiderohej si miku i shqiptarëve.

Postimi i plotë i Besnik Dervishit



Pëllumb Xhufi aludoi para pak ditësh se familjarët e të internuarve të Tepelenë ishin të një organizate të shqiptarëve të emigruar në Jugosllavi. Xhufit nuk i dilte fakti se të internuarit e Tepelenës ishin të tillë nga viti 1945, por i pëlqente t’i përbalte si “bashkëpunëtorë të jugosllavëve”. Pak fjalë për këtë organizatë.

Organizata Bashkimi i Emigrantëve Politikë Shqiptarë në Jugosllavi i formuar në Prizren, i takon periudhës 1949-1953. U drejtua nga Apostol Tanefi ish shtetas shqiptar nga zona e maqedonasve të Shqipërisë, i ardhur si arsimtar në Jugosllavi në vitin 1941. Këta emigrantë pa ndonjë aktivitet të rëndësishëm kundër Shqipërisë, stërviteshin nga Dushan Mugosha, i njohur ky për aktivitetin terrorist në vitet 1941-1944 në Shqipëri, përfshi këtu themelimin e PKSH-së. Organizata mbajti dy konferenca në Prizren, më 10.5.1952 dhe 1.6.1952.

Le të shohim foton e tribunës së konferencës së dytë (bashkëlidhur). Poshtë fotos së Titos lexojmë një parullë të madhe me fjalët: “Rroftë miku më i madh i popullit shqiptar, mareshali Tito”. Këtë parullë e kemi lexuar në qindra foto të periudhës 1944-1948 në Shqipëri. Asgjë të re nuk ka këtu nga këto aktivitete projugosllave: në Shqipëri nga vetë Enver Hoxha dhe në Jugosllavi nga shokët e Apostol Tanefit.

Xhufi nuk i përmend asnjëherë krimet e terroristit Dushan Mugosha në Shqipëri, por i pëlqen vetëm aludimi vetëm atëherë kur rrezikohej pushteti i E.Hoxhës. Pas vdekjes së Stalinit, organizata në fjalë, krejt pa aktivitet, u shkri dhe gazeta e tyre u mbyll. Dushan Mugosha fikson në vitin 1955 takime të tjera me komunistët e Enver Hoxhës, etj, etj. Kaq sa për një info të përgjithshme për organizatën e sipërcituar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas