KMR

Psikopatët, anomalia e trurit që i kthen pushtetarët në përbindësha

Psikopatët janë gjithmonë rretherrotull. Në kohë të qeta ne i studiojmë, por në kohë të trazuara, ata sundojnë mbi ne, thotë Ernst Kretschmer.

Një në njëqind prej nesh e shijon manipulimin, poshtërimin apo vrasjen e njerëzve. Po si mund t’i dallojmë? Nëse rregulli i “1 në 100” është i vërtetë, në vitin 1939 ishin afro 800 000 psikopatë në Gjermani, nga një popullsi prej 80 milionësh. Ata përdorën atë kohë të trazuar për të siguruar pozicione pushteti.



Regjimit nazist nuk iu desh të kërkojë shumë. 800 mijë psikopatë iu bashkëngjitën sistemit totalitar si mizat

Shihni rrotull jush. Në rrugë. Në autobus. Në vendin ku punoni. Një në çdo 100 vetë është psikopat. Ata janë joshës, karizmatikë dhe frymëzues. Por janë edhe të pamëshirshëm.

Mund të gënjejnë dhe të bëjnë hile. Mund t’ju lëndojnë dhe, në rastin më të keq, t’ju vrasin. Statistikisht, ky potencial fshihet në çdo një në 100 njerëz. Megjithatë, dy botë përmbajnë një numër të shpërpjestuar psikopatësh.

E para është bota kriminale: një në pesë të burgosur është psikopat. Bota tjetër është shumë më tronditëse: sipas Gerhard Roth i Brain Research Institute, një në dhjetë persona që ka pozicion pushteti, shfaq tipare psikopatie.

Tipari bazë i një psikopati është nevoja për të fituar pushtet sipas rregullave të veta.

Për këtë arsye ata kërkojnë mjedise që u krijojnë sa më shumë hapësirë që të munden, kështu që zënë vend në bordet e bizneseve, apo bëhen drejtues dhe politikanë./Bota.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas