Sport

PSG “tallet” me Barcelonën, objektivin e katalanasve ia ofron Real Madridit

Sipas medieve spanjolle, Adrien Rabio do të luajë vetëm në La Liga këtë sezon dhe se e ardhmja e tij te PSG ka mbaruar.

Mesfushori francez ishte një objektiv i Milanit dhe Juventusit këtë verë, por asnjë nga ekipet italiane nuk arriti të gjejë një marrëveshje me klubin e PSG-së



Megjithatë, përkundër kësaj pengese, PSG nuk kanë ndaluar përpjekjet e tyre për t’i gjetur mesfushorit një klub të ri.

Kontrata e Rabio skadon verën e ardhshme dhe skuadra franceze do të donte ta shiste tani, në vend që ta humbiste atë falas vitin e ardhshëm.

Dje, “Mundo Deportivo” pohoi se Barcelona është duke përgatitur një ofertë 50 milionë euro për Rabio, por duket se katalonasit mund të përballen me konkurrencën nga rivalët e tyre “të përjetshëm”. Në fakt, siç thuhet nga “Marca”, PSG ia ka ofruar mesfushorin skuadrës së Real Madridit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas