Kryesore, Sport

PSG nuk paguan dot për Mbappe, Reali gati të përfitojë

Pas një Botërori spektakolar me Francën, ku u shpall edhe kampion bote, Kylian Mbappe u rikthye si protagonist edhe te Paris Saint Germain, ku shënoi një dopietë në fitoren 1-5 ndaj Guingampit.

Sulmuesi erdhi nga Monaco sezonin e kaluar, në një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje për 180 milionë euro, shifër të cilën PSG-ja duhet ta paguajë brenda 27 Gushtit të këtij viti.



Gjithsesi llogaritë janë komplikuar shumë dhe PSG po has probleme me Fair Play-n Financiar, ndaj mundësitë për të paguar kartonin e tij, po zvogëlohen nga dita në ditë.

Këtë situatë po e monitoron me kujdes Reali i Madridit, që është gati të përfitojë dhe të marrë sulmuesin në kryeqytetin spanjoll, për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon e larguar këtë verë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas