Kryesore, Sport

PSG bëhet gati për jetën pa Nejmar, objektivi është një Kampion Bote

Refuzoi çdo ofertë të Barcelonës gjatë këtij viti, por Antuan Grizman në verën e vitit të ardhshëm mund të largohet nga Atletiko Madrid. Dhe katalanasit nuk janë destinacioni i tij.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi francez është kthyer në objektivin e merkatos të PSG-së, meqë po përgatitet t’i japë lamtumirën Nejmar në fund të sezonit.



Parisienët e kanë kuptuar se braziliani nuk e ka të gjatë në radhët e tyre dhe herët e vonë do të kthehet në Spanjë, për t’iu bashkuar atje Real Madrid, i cili e kërkon me ngulm për ta bërë liderin e ri të ofensivës së skuadrës.

Për këtë arsye, ata kanë piketuar Grizman si pasardhësin e mundshëm të tij dhe “La Sexta” raporton se mes palëve ka pasur kontakte për të mësuar për gatishmërinë e futbollistit dhe shifrën që kërkon Atletiko për të mundësuar transferimin. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas